Bllokohet Afrim Muçiqi në kufirin me Austrinë, kjo është arsyeja

Afrim Muqiqi bllokohet në kufirin me Austrinë, nuk e lejojnë të kalojë me patentë shofer të Kosovës.

Këngëtari Afrim Muçiqi ka mbetur i bllokuar pasi nuk i është lejuar mbrëmë të kalojë në kufirin me Austrinë me patentë shofer të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo i ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ai thotë se ata i thanë se këtë patentë shofer, shteti austriak nuk e njeh.

“Unë mbrëmë me familjen time rreth orës 03:00 u pengova që të kaloj kufirin me Austrinë, ku policia më ktheu nga kufiri për shkak të pantentë shoferit që për mua ishte një maltretim dhe ofendim si për të gjithë qytetarët”, u shpreh ai në Kanal 10.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey