Blofi i ish-kryeministrit/ Sali Berisha, tjetër “Fake news” me “qytetarin digjital”

Që prej daljes në “pension politik”, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një mënyrë të re, për të denoncuar pa fakte ngjarje të ndryshme, të cilat ja faturon të ashtuquajturit “qytetari digjital”.

Kjo skemë përdoret intensivisht nga ish-lideri i PD, prej 7 vitesh, edhe pse mediat kanë çmontuar me fakte si të pavërteta, shumë nga denoncimet e tij.

Në serinë e postimeve “fake news” jemi mësuar që ish-kryeministri të publikojë foto me kanabis nga Rusia, duke na i prezantuar sikur janë në Shqipëri, apo ‘avionë droge’ që në fakt kanë rezultuar të jenë avionët e NATO-s teksa bënin demonstronin në hapësirën shqiptare.

Por pavarësisht kësaj, ish-kryeministri nuk ndalet. Ai ka publikuar një tjetër “fake news” rreth një ngjarje të ndodhur në burgun e Fierit, ku një i dënuar me probleme të shëndetit mendor, ka sulmur me thikë një efektiv policie.

Në postimin e “qytetarit digjital” të publikuar nga Berisha, thuhet se “ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe se polici është në rrezik për jetën”.

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Polici pasi ka marrë mjekimin në spital është kthyer në shtëpi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazeta SHQIP mëson se për ngjarjen janë kryer të gjitha verifikimet nga prokuroria, SHÇB dhe ministria e Drejtësisë. Menjëherë pas publikimit të ngjarjes, në burgun e Fierit ka shkuar edhe Drejtori i Përgjiithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili dhe përfaqësues të ministrisë.

Ndërkohë, Gazeta SHQIP, ka siguruar nga burime të sigurta nga Ministria e Drejtësisë të gjithë dinamikën e ngjarjes në Burgun e Fierit.

Më datë. 7, në orën 16:14, një i dënuar tek sektori i kujdesit të veçantë, (është më probleme të shëndetit mendor, me kartelë) ka tentuar me një mjet të improvizuar (brisk rroje) të godasë në qafë policin e shërbimit në sektor Ylli Seferin! Është ndërhyrë në kohë, është bërë veçimi i të dënuarit, ku janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokuroria e rrethit Gjyqesore Fier. Kurse, punonjësi i policisë, ka vajtur në spitalin Rajonal Fier dhe mbas mjekimit ndodhet në banesën e vete jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen e ndodhur janë kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe hetimore.

Burgu i Fierit konsiderohet si një nga burgjet më të sigurt në Shqipëri dhe Rajon, kjo e thënë nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey