Bombardimi nga SHBA/ Vjen ‘hakmarrja’, sulmohet ambasada amerikane në Bagdad

Dhjetëra mbështetës të milicëve shiite irakiane kanë mësyrë kompleksin e ambasadës amerikane në Bagdad, duke arritur të thyejnë derën e tij pavarësisht gazit lotsjellës dhe të shtënavë paralajmëruese.

Një reporter i Associated Press në vendngjarje pa flakë që ngriheshin nga brenda kompleksit dhe të paktën tre ushtarë amerikanë në çatinë e ambasadës. Një burrë me një altoparlant u bëri thirrje protestuesve të mos hynin në godinë, por thirrjet e tij ranë në vesh të shurdhër.

Ambasadori dhe stafi amerikan thuhet të jenë evakuar nga ndërtesa në kohën kur mijëra protestues ishin mbledhur përpara saj për të ngritur zërin kundër një sulmi ajror amerikan ndaj një grupi paraushtarak të mbështetur prej Iranit. Raportet për largimin e stafit nuk ishin të konfirmuara, ndaj nuk dihet me saktësisë sesa diplomatë mund të kenë qenë ende brenda godinës. “Jo Amerikës, “, “Jo trumpit”, dhe “ Vdekje Amerikës”, thërrisnin protestuesit.

Nga goditja ajrore amerikane thuhet të jenë vrarë 25 luftëtarë e të jenë plagosur një duzinë të tjerë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey