Bombardohet baza ushtarake në Tripoli, 28 viktima

Të paktën 28 persona janë vrarë gjatë sulmit në një akademi ushtarake në kryeqytetin libian, Tripoli. Lajmin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë i këtij shteti.

Tripoli, i cili është nën kontrollin e Qeverisë së Akordit Kombëtar, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar, është duke u përballur me ofensivën e Ushtrisë Kombëtare Libiane të gjeneralit Khalifa Haftar, e cila filloi në prill të vitit të kaluar.

Javëve të fundit, sulmet ajrore dhe bombardimet në Tripoli janë shtuar, duke e rritur njëkohësisht frikën për daljen e situatës nga kontrolli për shkak të vendimit të Turqisë për të dërguar trupa në përkrahje të qeverisë së njohur nga ndërkombëtarët.

Forcat aleate të kësaj qeverie e përshkruan sulmin e së shtunës në akademinë ushtarake si bombardim ajror, i realizuar nga rivalët e tyre në lindje të vendit. Megjithatë, një zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare Libiane mohoi se këto forca ishin të përfshira në sulmin e mbrëmshëm.

Hamid bin Omar, ministër i shëndetësisë, tha se numri i personave të vdekur dhe të personave të plagosur është duke u rritur. Autoritetet shëndetësore bënë thirrje për armëpushim deri në nxjerrjen e trupave të pesë civilëve të vrarë dhe evakuimin e familjeve që jetonin në atë zonë.

Ekipet e emergjencës u detyruan të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për shkak se ato u përballën me të shtëna. Raketat dhe bombardimet ndikuan që edhe aeroporti i qytetit të mbyllej të premten, shkruan “The Guardian”

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey