“Bombat” e Iranit/ Një milion trupa e qindra raketa që mund të shkatërrojnë gjithë Lindjen e Mesme (FOTO)

Lideri suprem i Iranit pretendon se ka një milion trupa në gjendje gatishmërie, qindra raketa të gatshme për t’u hedhur. Sipas tij, ata mund të sulmojnë nëpër gjithë Lindjen e Mesme dhe forcat guerile për t’u hakmarrë ndaj amerikanëve për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

Lëvizja e parë hakmarrëse e Teheranit, bëri që 22 raketa të hidhen mbi bazat e ushtrisë amerikane në Irak gjatë mbrëmjes së kaluar.

Sidoqoftë, pavarësisht opsioneve të shumta që ka pasur në tavolinë, besohet se Ayatollah Ali Khamenei kishte vendosur për sulm.

Një e treta e gazit të lëngshëm në botë dhe pothuajse një e katërta e naftës së Iranit rrjedh nëpër ujërat e cekëta në bregdetin jugor të këtij vendi, që edhe ishte vend ku kryheshin sulmet me dron ndaj anijeve që transportin naftë, shkruan “KosovaToday”.

Shpenzimet në mbrojtje ishin rritur në këtë vend pas heqjes së sanksioneve pas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, por ato filluan të bien ndjeshëm që kur presidenti amerikan Donald Trump i rivendosi ato.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey