Bonucci para finales me Anglinë: Mezi presim të dalim në fushë

Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Italisë dhe Juventusit, në konferencën për shtyp të zhvilluar, ka folur në lidhje me finalen e EURO 2020 ndaj Anglisë në “Wembley”.

Ai ka besim se Italia mund ta fitojë Europianin, ndërkohë që flet edhe për tema të tjera dhe thekson se nuk duhet të merren me teori konspiracioni.

“Ne do të luajmë në Angli, por kjo nuk na frikëson. Mendojmë vetëm të luajmë futboll dhe të argëtohemi, pjesa tjetër janë vetëm fjalë. Në fushë do të dhurojnë shfaqjen më të mirë në futboll Anglia, Italia dhe arbitrat.

Fitorja të dielën do të ishte një nxitje e madje e besimit për Italinë dhe gjithë lëvizjen e futbollin në vendin tonë. Mos të merremi me teori konspiracioni, të mendojmë vetëm për të luajtur futboll”, tha mes të tjerash Bonucci.

“Lodhja? Mezi presim të dalim në fushë, edhe nëse shumica e tifozëve do të jenë anglezë. Ne duam të bëjmë diçka historike, një paraqitje të shkëlqyeshme dhe pastaj të shohim se si përfundon ndeshja. Nuk duhet të kemi alibi, thjesht të mendojmë të luajmë futboll. E kaluara është e kaluar dhe ne do të luftojmë në fushë të dielën”.

“Mancini na bëri të besojmë se rruga e tij ishte e drejta, më e mira. Ai nxori talentin, kualitetin, elementë që të bëjnë të fitosh në futboll. Komplimentet e Mourinho janë të bukura, por duhet të qëndrojmë larg tyre.

Ne duhet të tregojmë se jemi të fortë dhe mund ta bëjmë ndaj një ekipi që ka mbrojtje shumë të fortë, me lojtarë si Maguire dhe Stones. Duhet përqendrim nga ana jonë dhe dinakëri që t’i shqetësojmë ata përpara”.

Pas ndeshjes me Spanjën, Bonucci po festonte pranë tifozëve dhe një stjuarte nuk e njohu atë dhe tentoi ta ndalonte. Në lidhje me atë episod, ylli i Juventusi dhe Italisë tha: “E përqafova atë dhe ajo ishte pak e ftohtë. Nëse e takoj sërish, do ta përqafoj sërish”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey