Bora e bën për ‘pesë pare’ Donaldin me këtë deklaratë të saj!

“Loja me dy vajza…”, Bora i dërgon mesazh Donaldit

Në trekëndëshin e formuar mes moderatores, Bora Zemanit, aktorit Donald Veshaj dhe këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj, tani edhe në ‘Për’puthen” kishte një përballje mes treshes Mikela – Erion – Ritvana.

Mikela është ajo e cila dyshon se mes Ritvanës dhe Erionit ka ndodhur një puthje, ndërsa Ritvana akuzon Erionin dhe Mikelën se mes tyre gjërat kanë avancuar më shumë.

E lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Bora e cila e dha një mesazh, duke bërë ndjekësin të mendojnë se po i referohet situatës së saj me Donaldin dhe Beatrixin.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”, iu drejtua ajo Erionit.

Kujtojmë se Bora kishte reaguar më parë në rrjetin social “Instagram” për situatën e Donaldit me një mesazh ku i kërkonte të gjithëve të qetësoheshin e të mos gjykonin atë.

“Ju lutem qetësohuni!!! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gaboj, edhe ai mund të zgjedh rrugë të tjera. edhe ai ka të drejtën të bëj çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj…”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey