Bora zbardhi malet/ Në Skrapar e deri në Tomorr nisin reshjet, rruga pa probleme (FOTO)

Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit. Siç shihet edhe në foto, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit,që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit, që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrininë në javën e shenjtë. Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës, që shihen mbi taracat e shtëpive, në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës, në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër, ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme. Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritiur në disa centimetra, rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme,ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celcius pasditen e sotme.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey