Bora Zemani a do të jetë e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos? Kështu reagon ky i fundit kur pyetet

A do jetë Bora Zemani e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos? Kështu reagon ky i fundit kur pyetet.

Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij “Më lër të flas”.

“Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një late night show. Në puntatën e parë të ftuarit eparë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh. Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrëzohem.

Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai ëshët i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të”, tha Romeo.

A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?

Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.

Një temë tjetër që u diskutua në emision, është edhe debati i fortë që vëllai i tij binjak, Donald Veshaj, pati me Einxhel Shkirën brenda BBV.

Moderatorja i akuzoi vëllezërit Veshaj se nuk e kanë paguar kur ajo punonte për ta dhe se e kanë hequr nga puna pa të drejtë.

I pyetur lidhur me këtë çështje Romeo zbuloi se nuk ka pasur asnjë lloj përballje me Einxhelin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey