Bora Zemani përfundon në spital

Teksa në televizionin “Top Channel” transmetohej puntata e xhiruar e “Përputhen Prime”, moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital.

Këtë e ka treguar mikesha e saj e ngushtë, Semi Jaupaj.

Nëpërmjet një postimi në “InstaStory”, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani, e lidhur me një aparaturë.

Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”- shkruan Semi pa sqaruar asgjë më tepër.

Në fakt, ende nuk e dimë ç’ka ndodhur me Borën por shpresojmë të jetë diçka e lehtë e të kalojë sa më shpejt!

Rikujtojmë se në “Përputhen Prime”, ajo komentoi situatën e Erionit me dy vajzat, Mikelën dhe Ritvanën, duke dhënë një mesazh edhe për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

“Ju lutem qetësohuni!!! Edhe Donaldi është njeri…edhe ai mund të gaboj, edhe ai mund të zgjedh rrugë të tjera. edhe ai ka të drejtën të bëj çfarë të dojë me jetën e tij. Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj…”- reagoi më herët Bora për këtë situatë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey