Bota përgatitet për të zbutur ndikimin e krizës energjetike, çfarë ndodhë tek ne?

Vendet fqinje dhe bota në përgjithësi po përgatiten për ta zbutur ndikimin e krizës energjetike me masa konkrete që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve të ushqimit, energjisë elektrike dhe karburanteve. Heqja e përkohshme e TVSH -së për energjinë elektrike dhe gazin në Danimarkë, ngrirja e çmimeve të ushqimit dhe karburanteve në Kroaci, kursimi i energjisë elektrike përmes kufizimeve në disa fabrika në Kinë, ndërsa Gjermania tashmë po shqyrton mundësinë e subvencionimit të drejtpërdrejtë të ngrohjes për qytetarët e varfër. Qeveria e vendit tonë thotë se tani për tani po e ndjek nga afër situatën.

Nuk ka vend për shqetësim. Apelojmë që të jeni të kujdesshëm kur dërgoni mesazhe për qytetarët. Deri në fund të vitit, nuk do të ketë asnjë ndryshim në çmimin e energjisë elektrike, ajo është e siguruar për të gjitha amvisëritë – njoftojnë nga Qeveria.

Rritja e çmimeve të energjensëve nëpër bursat botërore dhe i rrymës elektrike, megjithatë do të nxis rritje të shkallës së inflacionit tek ne- shprehen nga Banka Popullore.

Me ciklin e parashikimit për muajin prill, parashikuam normë inflacioni prej 2,2 %, por duke u nisur nga zhvillimet e fundit lidhur me inflacionin si dhe parashikimet, veçanërisht për lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, me siguri do të bëjmë rishikim mesatar në rritje të inflacion – deklaroi Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore.

Çmimi mesatar i rrymës në bursat botërore ka arritur në 200 euro për megavat/orë, që është çmim rekord dhe thuajse trefish më i lartë nga fillimi i vitit kur ishte 56 euro./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey