Bota reagon pas sulmit të Iranit: BE thirrje për paqe, Japonia dërgon luftanije

Bota reagoi shpejt pas sulmit të Iranit mbi dy baza amerikane në Irakun fqinjë. Ndërsa tensionet sa vjen e shtohen, qeveritë në mbarë botën apeluan për një rikthim tek diplomacia, ndërsa në të njëjtën kohë po mendojnë largimin e qytetarëve të tyre nga rajoni.

Bashkimi Europian kërkoi t`i jepet fund menjëherë përdorimit të armëve në Lindjen e Mesme e tha se palët duhet të bëjnë përpjekje për t`iu rikthyer dialogut.

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, ndërsa përgatitej për t’u nisur drejt Londrës, sqaroi se do ta diskutonte situatën me kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ministrja gjermane e mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer deklaroi se vendi I saj “e refuzon agresionin me çdo mënyrë të mundshme”. “Tani është më shumë në dorën e iranianëve që të mos përfshihen në përshkallëzime të mëtejshme“, është shprehur ajo.

Edhe ministri I jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash e bëri të qartë se është thelbësore që rajoni të tërhiqet nga tensionet, të cilat mund të shkaktojnë vetëm telashe. Japonia nga ana tjetër po dërgon një luftanije në Gjirin Persik për t’i ardhur në ndihmë anijeve japoneze dhe atyre cisternë që udhëtojnë në zonë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey