Bota sureale e Amar Ismanit shfaqet në videoklipin e projektit “Shawty”

Amar Ismani, këngëtari nga Shkupi publikon projektin e rradhës i cili mban titullin “Shawty”.

Pak më ndryshe se projektet paraprake, ky i fundit arrinë të bëjë një modifikim të tingujve të viteve 2000 dhe ti sjell të njëjtat në një frymë të re duke përcjellur një ndjenjë nostaligjike tek dëgjuesit.

Këtë herë, këngëtari shkupjan ka vendosur që kënga të shoqërohet nga një videoklip i animuar në të cilin shfaqet një botë sureale ku elementet e paraqitura vazhdimisht levizin dhe transformohen në gjëra tjera.

Kjo botë e animuar, mjaft e këndshme për syrin është vepër e artistit Lirka, ndërsa producent i këngës është Veton Vejseli, ndërkaq këngëtarja Donika Domazeti është shoqëruesja, zëri i së cilës dëgjohet në refrenin e kengës.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey