Brazili gati të ofrojë një pagë “mbretërore” për trajnerin e njohur

Federata braziliane ka në mendje që t’i besojë stolin e kombëtares braziliane pas Botërorit vetëm një trajneri.

Bëhet fjalë për Pep Guardiola, i cili është në krye të listës së dëshiruar. Spanjolli merr aktualisht 20 milionë në sezon te Manchester City, dhe paga vjetore për tre vite nga Brazili nuk i afrohet, por është një shumë tepër e lartë për një trajner kombëtareje.

Federata braziliane është gati të ofrojë një kontratë tre vjeçare për 12 milionë euro në sezon, që i bie 36 milionë euro për tre vite.

Kujtojmë se më para Guardiola ka deklaruar se do të kishte dëshirë të drejtonte një kombëtare futbolli.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey