Brenda 24 orëve policia shqipton dhjetëra dënime për shoferët në Shkup

Në territorin e Shkupit dje janë shqiptuar 94 sanksione, në mesin e të cilave për vozitje me shpejtësi më të lartë se e lejuara janë sanksionuar 19 shoferë, 12 sanksione janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi, katër për kalim në semafor të mbyllur, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit, gjashtë për vetura teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

MPB informon se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey