Buçkovski: 5 diplomatët rusë që u dëbuan punonin kundër marrëveshjes me Bullgarinë

Një marrëveshje mes Shkupit dhe Sofjes gjatë presidencës franceze me BE-në është e mundur, por ka grupe në të dyja vendet që po punojnë për të mos u arritur një kompromis. Këtë e theksoi ish-kryeministri maqedonas dhe ish-përfaqësuesi special në negociatat me Bullgarinë.Vlado Buçkovski.në një intervistë për TV Nova të Bullgarisë.

“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut mund të arrijnë marrëveshje gjatë presidencës franceze të Bashkimit Evropian. Klima për negociata është më e mirë tani. Ka një shans për një marrëveshje muajin e ardhshëm. Ka grupe në Sofje dhe Shkup që punojnë kundër një kompromisi dhe marrëveshjeje midis dy vendeve tona,” tha Buçkovski, përcjell INA.

Sipas tij, pesë diplomatët rusë të dëbuar nga Shkupi u bënë gjithnjë e më agresivë në përpjekjet e tyre për të bllokuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe dëshirën e Shkupit për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

Lidhur me rezultatet e regjistrimit në Maqedoni, Buçkovski thekson se dallimi në pasaportat e lëshuara dhe në numrin e atyre që janë deklaruar si bullgarë është për faktin se shumica e pasaportave janë marrë për arsye ekonomike dhe ata persona nuk janë më në vend. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey