Budina: Boll me sjelljet komuniste ku arti nuk pëlqehet, duhet të bashkohemi

Meta uron festën e Fitër Bajramin: Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

Meta uron festën e Fitër Bajramin: Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët

Regjisori Edmond Budina gjatë protestës së sotme në Shkodër para Teatrit “Migjeni’ ku qytetarë, artistë dhe aktivistë po firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte kërkoi reflektim dhe bashkim.

Përpara dhjetra njerëzve, Budina tha se në gjithë botën sa më i vjetër të jetë një objekt aq më i tepërt është kujdesi ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim. Më tej, Budina theksoi se çdo njeri, përpara se të jetë politikan, është një qytetar dhe çdo qytetar duhet të reflektojë.

“Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shembin simbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte.”-tha Budina.

Në protestën e Shkodrës, ishte dhe aktori Zef Deda. Gjatë fjalës së tij ai tha se qeveria ka prirje komuniste duke theksuar se nuk e duan artin dhe kulturën.

“Mjaft sjellje komuniste, kriminale, kanabiste, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipuloi shumë artistë dhe figura të mëdha.”-tha Deda.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey