Bujar Osmani pjesëmarrës në takimin e Koalicionit Global kundër ISIS-it

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimin e rregullt ministror të Koalicionit Global kundër ISIS, i cili bashkëorganizohet nga Maroku dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të mbahet në Marrakesh të Marokut.

Ministri Osmani do të marrë pjesë në një panel diskutimi, me theks kryesor në situatën në Afganistan, ku do të theksohet nevoja për një reagim të përbashkët ndaj sfidave që dalin nga situata në atë vend dhe vatrat e tjera të krizës në botë.

Maqedonia e Veriut, edhe para anëtarësimit në NATO, në vitin 2002, ka kontribuar aktivisht në ruajtjen e paqes në atë rajon.

Në margjinat e takimit, Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe, me homologun e tij nga Maroku Nasser Burita, nga Franca Jean-Yves Le Drian, nga Kuvajti Shejh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Sabah, nga Holanda, Wopke Hoekstra si dhe me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së Victoria Nuland.

Si kryetar i Grupit të OSBE-së të Partnerëve Mesdhetar për Bashkëpunim, takimi me ministrin maroken Burita do të përdoret për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi bashkëpunimin në atë format.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey