Bujare Abazi: Mbrojmë riemërtimin e rrugëve në Shkup, mos të spekulohet (VIDEO)

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit, Bujare Abazi, në një konferencë për shtyp tha se është spekulim për atë që u fol sot, se Aleancës për Shqiptarët po pengon riemërtimin e emrave të rrugëve në Shkup, përcjell Alsat.

Ajo sqaroi se ky është një problem teknik, sepse sipas saj, ligji për riemërtimin e rrugëve është çuar më 1 prill në Regjistrin Qendror, kur dhe filloi regjistrimi i popullsisë, dhe automatikisht Ligji për Riemërtimin e Rrugëve nuk mund të hyjë në fuqi sepse bie ndesh me Ligjin e Regjistrimit.

Nënkryetarja e Qytetit të Shkupit apeloi që dy partitë në pushtet LSDM dhe BDI që të zhbllokojnë këtë problem, dhe tani më që regjistrimi ka përfunduar, të bëjnë të fuqishëm dokumentin që ka të bëjë me riemërtimin e rrugëve./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey