Bujqit e Gazibabës dhe Haraçinës: Të na paguhen dëmet nga përmbytjet

Këshilli i Bujqëve të Komunave Gazi Babë dhe Haraçinë akuzuan Qeverinë për mos përfilljen e kërkesave të tyre më konkretisht për mospagesën e dëmeve nga vërshimet e 6 Majit të vitit 2018. Ata përmes një proteste para Qeverisë, u kanë bërë thirrje autoriteteve që urgjentisht të zgjidhin këtë cështje, për shkak se dëmet në tokat e tyre bujqësore janë shumë të mëdha.

Kërkojmë nga qeveria t`i trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë bujqit nga Komuna e Gazibabës dhe Haraçinës. Kërkojmë nga Qeveria menjëherë të caktojë një takim dhe t`ua kompensojë dëmet nga vërshimet e vitit 2018. Kërkojmë nga Qeveria menjëherë të kryejë pagesën në tërësi nga viti 2016. Nëse kërkesat tona nuk përmbushen do të vazhdojmë të protestojmë çdo ditë.

Dëmi natyror prej 2016 vetëm mua personalisht 24 hektarë tokë më ka përmbytë. Nuk e di ku e gjejnë arsyen për mos me i paguajtë dëmet. Mua ma kanë ndërpre kontratën për vonimin e pagesës pa asnjë informim. Kam bërë kërkesë për me paguajt me këste më kanë thënë jo. Na si bujq shumë kemi dëme.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey