Bullgarët befasohen nga rezultatet?! 19.000 persona thanë se kanë shtetësi maqedonase dhe bullgare

3.504 qytetarë në Maqedoni janë shprehur si bullgarë prej të cilëve 1.519 kanë thënë se gjuhën bullgare e kanë gjuhë amtare.
Sipas zëvendës drejtorit të Statistikës, Ilmi Selami, në diasporë vetëm 400 persona janë shprehur bullgarë, ndërsa së bashku me banorët rezidentë janë rreth 4.400.

Sipas demografit Donço Gerasimovski dukuritë etno-kulturore janë përcaktim i individit dhe kjo paraqet liri e të shprehurit.

Opinioni në Bullgari u befasua nga rezultatet sepse numri i bullgarëve të regjistruar në Maqedoni është minor, ndërsa nëse merret parasysh evidentimi i Ministrisë së drejtësisë së Bullgarisë, sipas së cilës në 15 vitet e fundit shtetasve të Maqedonisë u janë dhënë mbi 100.000 pasaporta bullgare.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey