Bullgari: 51.480 doza “Pfizer” për RMV-në

Kuvendi Popullor I Bullgarisë me 146 vota “për” ka ratifikuar marrëveshjen për donacionin e 51.480 doza të vaksinave “Pfizer” për RMV-në.

Dozat e vaksinave që do të dhurohen janë me numra serik FA7083, FC8736 dhe FA4632 dhe me afat përdorimi deri më 30 Shtator 2021. Donacioni ka vlerën e 1.560.635 levave bullgare.

Ministri bullgar I Shëndetësisë, Stojço Kacarov, u ka sqaruar gazetarëve se kjo është donacioni I parë I vaksinave për RMV-në. Sipas tij, donacioni duhej të bëhej në Qershor, por për shkak të procedurave që janë jashtë kontrollit të tyre, kjo nuk u realizua.

Ai sqaroi se Kompania “Pfizer” nuk I ka lajuar asnjë vendi të sigurojë, të shesë apo të dhurojë vaksina pa ratifikim nga ana e Parlamentit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey