Bullgaria do ta furnizojë Maqedoninë e Veriut me grurë (FOTO)

Përveç Serbisë, me sasi shtesë të grurit do të na furnizojë edhe Bullgaria. Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski.

“Sonte vonë do të doja ta njoftoja këtë lajm pozitiv direkt nga këtu. Kolegu im, ministri i Bujqësisë i Republikës së Bullgarisë, Ivan Ivanov, u pajtua që do të sigurojmë sasi shtesë të grurit nga Republika e Bullgarisë.

Së bashku me fqinjët tanë, në këtë mënyrë po ndërtojmë një fqinjësi të mirë të vërtetë dhe të bashkuar do ta kalojmë shumë më lehtë dhe do të përballemi me krizën ekzistuese”, ka shkruar Nikollovski. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey