Burri në arrati, arrestohet gruaja e ish-pronarit të Nissan

Autoritetet në Japoni lëshuan flet-arrest për bashkëshorten e ish pronarit të kompanisë Nissan, Carlos Ghosn, i cili u arratis nga vendi javën që shkoi, në kohën kur pritej fillimi i gjykimit të tij pas akuzave për mashtrime financiare.

Prokurorët akuzojnë zonjën Carole Ghosn për dëshmi të rreme në një gjykatë në Tokio, në çështjen gjyqësor të bashkëshortit të saj.

Carlos Ghosn u largua për në Liban më 29 dhjetor, gjë që la të habitur edhe ekipin e tij të avokatëve por edhe autoritetet e zbatimit të ligjit në Japoni.

Ai ishte arrestuar në nëntor 2019 nën akuzat se transferoi për përdorim personal miliona dollarë nga një filiale e Nissanit.

Gosn u lirua me kusht në muajin prill nën masa të rrepta kontrolli.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey