Bushi: Prioritet i MPB-së, raportet emira me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët ndërkombëtarë

Një nga parakushtet kryesore për menaxhimin efikas të kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal është bashkëpunimi efektiv rajonal dhe ai ndërkombëtar. Kjo ishte vetëm njëra nga temat në të cilat është diskutuar dje dhe sot gjatë mbajtjes në Shkup të Konferencës Ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka informuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazif Bushi përmes faqes së tij zyrtare në facebook.

Sipas Bushit Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në iniciativa e procese të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, siç është Forumi i Salzburgut, Procesi i Budapestit, Procesi i Pragës, Platforma e Përbashkët Koordinative, Programi i Sigurisë Kufitare të Gjenevës për Menaxhimin e sektorit të sigurisë (DKAF), Konventa për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore (CPS SEE) dhe me këtë konfirmon fuqishëm se i vetmi çelës i suksesit është bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt dhe shkëmbimi i përvojave me kolegët e tjerë të ve..

Një nga parakushtet kryesore për menaxhimin efikas të kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal është bashkëpunimi efektiv rajonal dhe ai ndërkombëtar. Kjo ishte vetëm njëra nga temat në të cilat është diskutuar dje dhe sot gjatë mbajtjes në Shkup të Konferencës Ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor. Kështu ka informuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazif Bushi përmes faqes së tij zyrtare në facebook.

Sipas Bushit Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në iniciativa e procese të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, siç është Forumi i Salzburgut, Procesi i Budapestit, Procesi i Pragës, Platforma e Përbashkët Koordinative, Programi i Sigurisë Kufitare të Gjenevës për Menaxhimin e sektorit të sigurisë (DKAF), Konventa për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore (CPS SEE) dhe me këtë konfirmon fuqishëm se i vetmi çelës i suksesit është bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt dhe shkëmbimi i përvojave me kolegët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ky është statusi i plotë i Bushit në facebook:

Një nga parakushtet kryesore për menaxhimin efikas të kufijve dhe parandalimin e migracionit ilegal është bashkëpunimi efektiv rajonal dhe ai ndërkombëtar. Kjo ishte vetëm një nga temat në të cilat kemi debatuar dje dhe sot gjatë mbajtjes në Shkup të Konferencës Ministrore për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Migracionit në Ballkanin Perëndimor.

Prioritet tjetër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti Ministrisë së Punëve të Brendshme është mirëmbajtja dhe thellimi i bashkëpunimit me vendet e rajonit, ato të transitit, vendet e origjinës së emigrantëve, por edhe krijimi i një sistemi për identifikimin e emigrantëve të paligjshëm në rajon, i cili do të ndihmonte në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në mbarë rajonin.

Republika e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në iniciativa e procese të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale, siç është Forumi i Salzburgut, Procesi i Budapestit, Procesi i Pragës, Platforma e Përbashkët Koordinative, Programi i Sigurisë Kufitare të Gjenevës për Menaxhimin e sektorit të sigurisë (DKAF), Konventa për Bashkëpunim Policor në Evropën Juglindore (CPS SEE) dhe me këtë konfirmon fuqishëm se i vetmi çelës i suksesit është bashkëpunimi i mirë, komunikimi i rregullt dhe shkëmbimi i përvojave me kolegët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Loading...