Buxheti për vitin 2022 para deputetëve

Projekt-buxheti për vitin 2022 sot do të jetë në rend dite për lexim të dytë në seancën e 54-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Buxhetin që Qeveria ka dorëzuar në Kuvend planifikon të mbledhë 3.9 miliardë euro në arkën e shtetit vitin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë të shpenzojë 4.4 miliardë euro.Deficiti buxhetor për vitin 2022 do të kalojë 500 milionë euro. Sipas Qeverisë, këto gjysmë miliardë euro që nuk do t’i kemi dhe do të duhet t’i huazojmë, do të shpenzohen për projekte kapitale.

Pas debatit të amendamenteve në komisionet e Kuvendit, Qeveria nga numri i tërësishëm i amendamenteve pranoi 23 në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milion denarë. Plotësisht, në propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi edhe ndryshime si plotësim të Buxhetit dhe atë për rritje të mjeteve në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vlerë prej 250 milion denarë për realizimin e aktiviteteve programuese të Radiotelevizionit të Maqedonisë, pastaj për rritje të mjeteve në Gjykatën Kushtetuese në vlerë prej një milion denarë për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues dhe rritje të mjeteve në Policinë financiare në vlerë prej një milion denarë për obligime të ndërmarra për furnizim të automjeteve.

Debati për propozim-buxhetin plotësues në seancë plenare zgjat pesë ditë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey