“Bye” Arsenal, ky është ekipi i ri i Mustafit

Dalin pamjet: Synimi i Milanit niset për t’iu bashkuar gjigantit evropian

Shkodran Mustafi, raportohet se mund të përfundojë një transferim në Galatasaray në ditët në vijim me agjentin e mbrojtësit të Arsenalit që fluturonte për në Turqi për të zhvilluar bisedime.

27-vjeçari, kryesisht nuk ka arritur të bëjë përshtypje për Topçinjtë që kur arriti nga Valencia në vitin 2016 dhe ka bërë vetëm tre paraqitje në Premier League gjatë fushatës 2019-20, përcjell ORAinfo.

Dalin pamjet: Synimi i Milanit niset për t’iu bashkuar gjigantit evropian

Duke mbetur jashtë skuadrës për dy ndeshjet e fundit në ligë të Arsenalit kundër Manchester United dhe Crystal Palace, qendërmbrojtësi duket se është bërë i tepërt me kërkesat e trajnerit të ri Mikel Arteta.

Sipas Fotomac, agjenti i Mustafit është vendosur të fluturojë drejt Turqisë për të diskutuar një kalim në Galatasaray, të cilët kanë dalë si favoritët për të nënshkruar atë këtë muaj./ORAinfo/

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey