Bytyqi: Bizneset të mos manipulojnë me çmimet e produkteve

Pas rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës, Zëvendës Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ju bërri thirrje bizneseve që mos të manipulojnë me rritjen e çmimeve, ose në të kundërtën, do të përballen me sanksione.

“Ne po përcjellim këto tre ditë ndodhitë në tregun e lirë dhe një porosi të gjithë bizneseve dhe atyre të cilët operojnë në tregun e lirë, se duhet të kenë kujdes se sjellja e tyre jo etike dhe jo e moralshme do sjellë pasoja ndaj mënyrës se si ata funksionojnë se është e pamundur të pranojmë që mund të ketë në dy ditë rritje të këtillë për 20% të çmimeve të produkteve, kur kosotoja e të njejtit produkt për 24 orë nuk mund të jetë e rritur për 20%. Kjo është vetëm manipulim me qytetarët dhe fatin e qytetarëve. Inspektorati do e bëjë punën e vet dhe shumë shpejtë do e shohim një lëvizje të shumica e atyre që po veprojnë në këtë mënyrë”, tha Fatmir Bytyqi.

Bytyqi u shpreh se masat antikrizë që po i paralajmëron Qeveria do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe për bizneset të cilat janë të goditura.

“Masat antikrizë janë të lidhura me rebalansin e buxhetit. Gjithsesi ne kemi thënë se masat anti krizë nuk mundet më të jenë siç ishin në periudhën e Covidit, nuk mund të jenë të përgjithshme. Ekziston periudha kur në mënyrë të përgjithshme merren masa të ndryshme, por ata më shumë kanë efekte negative se sa pozitive. Ne kemi ndarë pothuajse 73 milion euro për masa antikrizë, të cilat do të jenë të targetuara për qytetarët më me nevojë dhe eventualisht për bizneset të cilat janë të goditura”, deklaroi Bytyqi.

Kujtojmë se nga data 1 qershor kur edhe skaduan masat anti krizë, derivatet e naftës pësuan ndryshime të mëdha, produktet bazë ushqimore më nuk shiten me zero për qind TVSH, ndërsa buka, mielli tip 400, vaji i lulediellit për gatim, qumështi, orizi dhe vezët po shiten me 5% TVSH.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey