Bytyqi paralajmëron 9.9 milionë euro në sektorin e hotelierisë

Zv. Kryeministri për çështje ekonomike fatmit Bytyqi duke folur protestën e gastronomëve para qeverisë dhe kërkesave të tyre njoftoi se qeveria ka zgjedhur një model të përshtatshëm dhe të drejtë për të ndihmuar sektorin e turizmit dhe hotelierisë. Nga Qeveria sigurojnë se me pakon e gjashtë anti-krizë do të përfshihen 12 sektorë me 10 mijë kompani dhe 60 mijë të punësuar.

Hotelierët dhe punonjësit në Agjencitë turistike kërkojnë një takim urgjent me Ministrat ekonomik të Qeverisë ku do të insistojnë që në pakon e gjashtë të vendosen edhe kërkesat e tyre. Vlerësojnë se pa propozimet e tyre, kjo pako nuk do t`I ndihmojë. Nëse do të vazhdojnë me protestat do të dihet pas Pashkëve. Edhe nga Oda e Pavarur e Hotelierëe kanë dorëzuar një iniciativë në Bankën Popullore ku kërkojnë nga bankat afariste shlyerjen e pjesshme të detyrimeve kreditore.

Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, duke komentuar kërkesat e sektorit të gastronomisë, tha se është zgjedhur model adekuat për këtë sektor, ku 9.9 milion euro nga pakoja e gjashtë e masave ekonomike e cila peshon 17.8 milionë euro janë parashikuar vetëm për sektorin e hotelierisë.

Ne e bazojmë modelin në atë që kemi sjellë për të gjithë. Nëse në 2019 dhe 2020 kompanitë gëzonin ekonominë informale, dhe sot ata kërkojnë ndihmë nga shteti, për fat të keq nuk mund të përgjigjemi. Por të gjithë ata që kanë vepruar si duhet do të marrin ndihmën e duhur sipas modelit që kemi krijuar – kompensim i një pjese të të ardhurave dhe kompensim i një pjese të pagës për secilin punonjës.

Zëvendëskryeministri Bytyqi njoftoi se deri më tani ka pasur takime me përfaqësues të sektorit të gastronomisë, por, sic tha, do të takohet përsëri me ta për të biseduar.

Ne duhet të kuptojmë se edhe në kohë krize duhet të përpiqemi të krijojmë një sistem të qëndrueshëm dhe që do të japë efekte pozitive shtesë në periudhën afatmesme. Ne krijojmë modele dhe politika të përshtatura për kategori të caktuara tëgastronomëve.

Këto komente Zëvendëskryeministri Bytyqi i bëri gjatë hapjes zyrtare të fabrikës gjermane “Geres-hajmer” në Zonën Industriale Bunarxhik të Shkupit. Ndryshe Fabrika do të prodhojë produkte medicinale. Në fillim do të fillojë me shiringa, ndërkaq sipas paralajmërimeve, do të vazhdojë me ampulat. Sipas përfaqësuesve të Qeverisë, vlera e investimit është 25 milionë euro dhe do të punësohen 400 persona. Kompania “Geres`hajmer” ka 10 mijë të punësuar nëpër botë dhe të ardhura 1.4 miliardë euro. /KlanMacedonia

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey