Bytyqi: Parimi bazë për të hyrë në një qeveri duhet të jetë ndershmëria dhe integriteti personal

Parimisht, që nga fillimi, edhe kur m’u dha detyra, diku në gusht të vitit 2020, thashë se parimi themelor për të hyrë në Qeveri duhet të jetë ndershmëria, integriteti personal i secilit individ dhe konsideroj se në përbërjen e re të qeverisë kemi njerëz të vjetër-të rinj që kanë këto cilësi, identitet personal dhe motivim për të ndryshuar, për t’i trajtuar në thelb problemet dhe për të dhënë rezultate të caktuara, deklaroi zëvendëskryeministri përgjegjës për çeshtjet ekonomike. koordinim me resorët ekonomik dhe investime Fatmir Bytyqi.

Duke folur në “Brifingun e mëngjesit”, Bytyqi tha se këto procese i sheh ndryshe sepse në politikë hyn vonë në karrierën e tij.

“I shoh nga pikëpamja menaxheriale, çdo personazh i ri në një përbërje në një organizatë sjell energji të re për ndryshim dhe mendoj se është e nevojshme në një periudhë të caktuar”, tha ai.

Bytyqi konsideron se personat që janë zgjedhur për të drejtuar Ministritë e caktuara janë të zënë duke dhënë rezultate të caktuara.

“Duhet të pranojmë se jemi krejtësisht ndryshe nga viti 2016, në të gjitha proceset demokratike, parimet bazë të demokracisë, jemi shumë më mirë se në vitin 2016 dhe ky është një nga faktet që është i padiskutueshëm. Liria e shprehjes, transparenca, llogaridhënia, disa gjëra që kanë qenë tabu në vitin 2016 janë gjëra që ndodhin dhe askush nuk i diskuton”, tha Bytyqi.

Ai shtoi se kjo Qeveri është e përkushtuar për ndryshime strukturore dhe çështje urgjente që janë prioritet në periudhën e ardhshme.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey