Bytyqi: U bëj thirrje edhe një herë sindikatave të kthehen në tryezën e bisedimeve

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi ka bërë një reagim lidhur me grevën e paralajmëruar për ditën e hënë në arsim.

E di që për momentin shumë prindër po përpiqen të organizohen për nesër me fëmijët e tyre, kurse një pjesë e madhe e nxënësve si ata më të rritur, mund të mos e dinë se çfarë është e drejtë të bëjnë.

Më vjen keq që bashkëqytetarët e mi po përballen me këtë, aq më tepër që pas dy vitesh të gjata pandemike, dalëngadalë kemi filluar ta kthejmë jetën në rrjedhat që kishim më parë.

E kuptoj nevojën për paga më të larta në arsim, ashtu siç e mbështes plotësisht riorganizimin dhe reformën në arsim, se si do të ishte në nivelin që meritojnë nxënësit tanë dhe që do t’i përgatisë dhe do t’u mundësojë të arrijnë ambiciet dhe potencialet e tyre.

Për momentin, gjëja më e rëndësishme është që ata të mësojnë. Sidomos pas procesit të ndërprerë arsimor në dy vitet e fundit. Le të mos u bëjmë dëme më të mëdha, që do të ndikojnë në të ardhmen e tyre por edhe të shtetit”, ka shkruar Bytyqi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey