Ca fakte që nuk i dinim, por i mësuam vetëm tani për Loredanën!

Menjëherë pasi lançoi bashkëpunimin e parë me Mozzik dhe u rikthyen më fuqishëm se kurrë më parë, Loredana zhvilloi një intervistë për “Grazia” ku na zbuloi të pathëna nga jeta e saj.

Reperja iu përgjigj pyetjeve të shumta, duke na zbuluar disa detaje të përditshmërisë së saj dhe foli për karrierën e një gruaje në industrinë e rap-it.

Unë nuk dal nga shtëpia pa: celular, para dhe duke e ditur se kur do të kthehem në shtëpi. Kur të keni një familje, kjo është absolutisht e rëndësishme.

Kjo kritikë më formoi më shumë: Gratë nuk kanë vend në rep. Nuk është kështu!

Në jetë dua që të arrij të kem një: familje të madhe, mundësisht pesë fëmijë.

Ajo që më bën të lumtur është: të kaloj më shumë kohë me familjen dhe të jem në gjendje të bëj pikërisht atë që më pëlqen ta bëj.

Kështu ka ndryshuar stili im që kur jam bërë nënë: Ndonjëherë vishem shumë lirshëm, herë përsëri më ‘cool’, herë si grua. Më pëlqen.

Jeta ime pa muzikë duket: E thjeshtë dhe e lehtë: Bosh!

Gjëja e parë që bëj në mëngjes është: Ngrihem me vajzën time çdo mëngjes. Koha e vajzave!

Kjo më formoi në veçanti: Padyshim lindja e vajzës sime, por edhe vdekja e babait tim. Dhe kënga ime “Sonnenbrille”.

Idoli më i madh: Vetvetja, natyrisht.

Ky është pasioni im i fshehtë: Takat e larta. Blej shumë, por kurrë nuk i vesh. Jam një fanse e madhe e këpucëve të sheshta.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey