Ca fjalë shpirti…

Sanida Hismani

Dita e mërkurë, koha me diell e pak re, një aromë pranvere kishte kapluar qytetin..Disa ditë para se të ndëronte jetë Hoxha jonë Mahmudi, u nisa për në vizitë tek shtëpia e tij.

U ula pranë hoxhës, dhe sapo filloja ta përshëndetja e ta pyes si jeni me shëndet..ai i pari reagoi e më tha: A hafize je ti, ke ardhur dersin ta thuash?
Të them tê drejtën u emocionave tejmase e sytë mu mbushën n’lot.Thash me vete, si ka mundësi që njeriu të mendojë, të flet me tërë qenien e tij në çdo moment dhe vetem për hyjnoren e Krijuesin!
Çdo sekond, çdo minut, çdo orë, javë, muaj e plot sdi sa vite jetë, deri në frymëmarrjen e fundit!
⁃ E morra një Kur’an të tij, u ktheva kah hoxha dhe ja fillova leximit.Ishte shumë interesante, atij nuk iu kujtoheshte asgjë, por në atë moment vëreva që ai ishte i zhytur në faqen e Kur’anit siç iu thoshte ai ‘Sajfe’, dhe përjetonte një kënaqësi shpirtërore.Duke lexuar me një zë të ulët e pak fuqi mundoheshte t’mi përmirësoj gabimet.Çfarë mrekullie, ai kishte haruar çdo gjë rreth dynjasë, por jo edhe Kur’anin.Pasi mbarova një faqe leximi, kur papritmas hyri në dhomë një familjar i hoxhes e i tha: Mjafton për sot hoxhë se u lodhe e nuk mundesh më, pasi që nuk je mjaft mirë me shëndet.Nga pamundësia që t’ia kthente përgjigjen hoxha e hodhi shikimin tek faqja tjetër me qëllim që unë të vazhdoja.Pasi mbarruam leximin, ai më pyeti: Ku je me vazife (detyrë) ti?
⁃ Unë me një fytyrë të lumtur ia ktheva: Fal jush unë sot mësoj fëmijët të lexojnë Kur’anin, mos ishit ju unë nuk do të isha në këtë vazife! Ai me një modesti e fytyrê plot nurr më th: Jo nuk është ashtu, unë jam bërë vetëm sebep (shkak) për gjithçka tjetër i jemi faleminderues vetëm Allahut.Po ta jap një porosi përshpëriti ai, kurrë mos ju jep nxënësve më tepër se një durak, derisa ta mësojnë mirë leximin e Kur’anit.

Tani me vdekjen e tij edhe njëherë kuptova se puna të jep bukurinë dhe heshtja të gjallëron shpirtin.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey