Carovska: Kemi shkolla dhe komuna ku kuadri mësimor është vaksinuar mbi 90%

Deri më tani janë vaksinuar 69% të numrit të përgjithshëm të punonjësve në shkolla. Këto janë të dhënat e fundit me të cilat disponojmë, deklaori ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila dje ishte mysafire në Verën e Nxehtë Politike në televizionin Kanal 5, me temë fillimi i vitit të ri shkollor.

“Këto të dhëna tregojnë se kuadri mësimor është dy herë më i vaksinuar se mesatarja kombëtare. Gjithashtu kemi komuna dhe shkolla ku përqindja e vaksinimit të mësimdhënësve dhe kuadrit tjetër teknik është mbi 90%. “E gjithë kjo është dëshmi për vetëdije tek punonjësit në shkolla është në nivel shumë të lartë dhe ashtu duhet të vazhdohet,” tha Carovska.

Ministri theksoi se MASH po përgatit seriozisht tre skenarë për fillimin e vitit shkollor nga qershori. Vendimi që është marrë nga qeveria është që të fillojë me prani fizike për të gjithë nxënësit sipas protokolleve shëndetësore nga 1 shtatori i këtij viti.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey