Carovska: Me konceptin e ri për arsimin fillor ne jemi duke bërë hap serioz drejt arritjes së barazisë gjinore

Barazia gjinore është një temë dhe bazë e rëndësishme për vendosjen e standardeve më të larta të jetesës. Është bërë përparim i rëndësishëm në lidhje me barazinë gjinore, por para nesh kemi edhe shumë sfida. Arsimi fillor dhe arsimi në përgjithësi është vend ku fëmijët duhet të fitojnë njohuri themelore për barazinë në përgjithësi dhe vend ku krijohet vetë barazia gjinore, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në debatin online” Sfidat për barazinë gjinore në vendimarrje “e cila ishte ngjarja përmbyllëse e fushatës “ Muaji i barazisë gjinore në vendimarrje” financuar nga Bashkimi Europian.

Pikërisht kjo është arsyeja pse, siç theksoi ministrja Carovska, tre shtyllat themelore në konceptin për arsimin fillor janë barazia gjinore, inkluziviteti dhe integrimi kulturor.
„Kur flasim për ndërkulturë, është e qartë për të gjithë se bëhet fjalë për çështje e garantuar me kushtetutë ndërsa kur flasim për inkluzivitet dhe barazi gjinore, thuhet se bëhet fjalë për atë për të cilën po luftojnë organizatat civile.
Por a mund të ketë një qëndrim të tillë një vend evropian? Nuk lejohet. Një vend që angazhohet për standardet evropiane duhet të flasë për një shoqëri inkluzive dhe një shoqëri të barabartë gjinore.

Pikërisht për këtë miratojmë ligje të tilla në Kuvend. Nëse sillen zgjidhje ligjore dhe konventa të ratifikuara, ndërsa të njejtat nuk përfshihen në të gjithë dokumentet, veçanarisht në arsimin fillor dhe të mesëm, atëherë krijoni qytetarë të cilët asnjëherë nuk do të jenë të gatshëm t’i respektojnë vlerat e garantuara me kushtetutë dhe vlerat për të cilat vendi ynë përpiqet,” tha ministrja Carovska.

Me konceptin e ri për arsimin fillor si vend, ne po bëjmë një hap përpara në mënyrë që në të ardhmen të kemi më pak sfida si kur flasim, ashtu edhe kur veprojmë në drejtim të arritjes së një shoqërie të barabartë gjinore.

“ Koncepti për arsimin fillor vendos themele për brezat e ardhëshme që të mos ballafaqohen me riedukimin dhe forcimin e vetëdijes publike në 20, 25 ,30 vjeç kur ata më intensivisht do të përballen me pabarazi gjinore, mirëpo sistemi i vlerës duhet të vendoset që në moshën më të re. “Barazia gjinore nuk është luftë e burrave dhe grave, përkundrazi, kjo do të thotë të jetosh dhe qeverisësh mbi parimin e barazisë dhe vetëm një shtet i tillë mund të jetë një shtet i fortë në të cilin përdoret potenciali i plotë që ka”, tha ministrja e Arsimit dhe e Shkencës Milla Carovska.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey