Bota

Bota Shqiptare

Dramatike/ Thahet liqeni pas 40 vjetësh, ja pasojat e thatësirës ekstreme (FOTO)

Foto dramatike të realizuara në liqenin Ngami në Botsvana tregojnë pasojat e thatësirës që ka përfshirë gjithë zonën. Kafshë të ndryshme, si lopët, kuajt, apo hipopotamët, kanë ngecur në baltë, në atë që është konsideruar si një prej thatësirave më të mëdha prej dekadash. Në fakt, kishte 40 vite që liqeni Ngami nuk ishte tharë plotësisht, siç ndodhi këtë vit. Uji është zhdukur totalisht duke bërë që edhe jeta aty të ndalojë…

Read More »

Iran, Garda Revolucionale në stërvitje për të “luftuar” edhe me Amerikën (FOTO)

Garda Revolucionare Iraniane është rikthyer në qendër të vëmendjes pas rritjes së tensioneve në Gjirin Persik dhe sidomos sulmit të fundit mbi rafineritë saudite të naftës. E cilësuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite dhe Bahrejni, Garda ka rritur gjithmonë e më tepër ndikimin e saj në politikën dhe jetën e përditshme të iranianëve. E themeluar në 22 prill 1979, si një degë e Forcave të Armatosura, sot në radhët e saj militojnë 125 000 efektivë, të ndarë në forca tokësore, detare dhe ajrore. Reuters ka publikuar disa foto nga stërvitjet e tyre, ku spikat urrejtja që nuk ngurrojnë të shprehin ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Read More »

Vrau 10 femra, monstra zbulohet pas 30 vitesh por nuk mund të dënohet për krimet

Policia e Koresë së Jugut beson se ata mund të kenë zgjidhur rastin e një vrasësi serial famëkeq që dhunoi dhe vrau dhjetë gra 30 vjet më parë. Policisë iu deshën 1.8 milion ditë pune nga 1986 deri në 1991 për të hetuar 10 vdekjet e grave në pjesët rurale të Hwaseong, në jug të Seulit. Testet e reja të ADN-së e lidhën Lee Chun-jae, 56 vjeç, me të paktën tre nga vrasjet. Ai ka mohuar pretendimet dhe nuk mund të ndiqet penalisht, pasi ka skaduar afati për krimin. Vrasjet, me viktima që shkonin nga adoleshentë e deri te një grua në vitet e 70-ta, frymëzuan madje edhe një film me çmime, “Memories of Murder”. Policia hetoi rreth 21,000 njerëz gjatë çështjes dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të rreth 20,000 personave por pa sukses. “Unë shpreh ngushëllimet e mia të thella për viktimat dhe familjet e tyre, si dhe publikun koreanë, për shkak se nuk kanë arritur të zgjidhin këtë çështje për një kohë të gjatë,” tha Gyeonggi Nambu oficeri i Agjencisë së Policisë Provinciale Ban Gi-soo për ..

Read More »

Marina amerikane trondit botën: Jashtëtokësorët ekzistojnë! Ja video

Marina amerikane, për herë të parë, ka pohuar se pamjet e UFO-ve janë të vërteta. Sipas CNN, zyrtarët thanë se nuk e dine më saktësi se çfarë është objekti i regjistruar, por nuk hodhën poshtën as teorinë se mund të jetë një mjet fluturimi i UFO-ve. Zëdhënësi Joe Gradisher dhe Luis Elizondo, një zyrtar i inteligjencës ushtarake kanë deklaruar se “Videot që tregojnë UFO në fluturim në imazhet termike të kapura nga pilotët e Akademisë së Shkencës dhe Yjeve në vitet 2004, 2005, 2017 dhe 2018 janë autentike”. Dy nga videot e publikuara, përmbajnë edhe audio nga pilotët amerikanë, të cilët të habitur, përpiqen të kuptojnë se çfarë është objekti para syve të tyre. Objektet fluturuese kanë përshkuar qiellin për disa çaste. “Ishte një objekt i bardhë, i rrumbullakët dhe i shtypur në pole, që lëvizte në mënyrë të çrregullt“, tha piloti i Marinës së SHBA, David Fravor, duke shtuar se ndërsa u përpoq të afronte pamjen, objekti rriti shpejtësinë dhe u zhduk në dy sekonda. Ai tha se ky objekt ki..

Read More »

Bie aeroplani luftarak, pilotët hidhen me parashutë; njëri mbetet në “qiell”

Një aeroplan luftarak i forcave ajrore belge F-16 është rrëzuar në Francën veri-perëndimore. Fatmirësisht, dy pilotët janë hedhur me parashutë nga aeroplani, teksa njëri prej tyre mësohet se ka mbetur i bllokuar në një linjë të energjisë elektrike me tension të lartë. Mediat franceze thonë se përplasja ndodhi në zonën e Pluvigner. Paraprakisht raportohet se një nga pilotët ka zbritur në tokë i sigur dhe mirë, ndërsa për tjetrin forcat e shpëtimit po punojnë që ta largojnë nga përcjellësit e tensionit të lartë. Linja e energjisë me tension të lartë është 250 mijë volt, njoftuan mediat lokale. Agjencia e lajmeve franceze Le Telegramme postoi një foto nga një distancë e madhe, e cila tregonte parashutën që varej në linjën e energjisë në një shtyllë të madhe. Avioni nuk mbante armë gjatë fluturimit të tij, thanë zyrtarët.

Read More »

Gati ligj i ri, burg për ata burra që tradhëtojnë gratë

Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të shumëdiskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks. Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore. Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha driten jeshile të mërkurën. Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet. Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”. ©Copyright Gazeta SHQIP

Read More »

Sulmet ndaj rafinerive të naftës/ Si u thye mbrojtja saudite dhe çfarë do të ndodhë më tej

Sistemet më të fundit të mbrojtjes raketore në Arabinë Saudite nuk bënë dot asgjë për të ndaluar gumëzhimën e dronëve dhe raketave cruise që goditën gjatë fundjavës disa prej infrastrukturave më të rëndësishme saudite të naftës. Këto sisteme ishin përgatitur për një lloj krejt tjetër kërcënimi, dhe kur ndodhën sulmet, ishin duke “parë“ në drejtimin e gabuar. Goditja e guximshme e impianteve të përpunimit të naftës në Abqaiq dhe fushës naftëmbajtëse Khurais të Shtunën – për të cilën Sauditët thonë se ishte “padiskutim e sponsorizuar nga Irani” – I ekspozoi keqas limitet e mbrojtjes së vendit me “shpenzimet më të mëdha ushtarake në botë për frymë“. Analistët mendojnë se edhe aftësia e mbretërisë së gjirit për të shmangur sulme të mundshme të ardhshme është e kufizuar, e varet gjerësisht nga gatishmëria e Donald Trumpit për të arritur një marrëveshje me Iranin. Ashtu si ushtritë e tjera konvencionale në mbarë rajonin, forcat e armatosura të Arabisë Saudite po bëjnë përpjekje për tu mbro..

Read More »

Irani kërcënon me luftë: Nuk na dridhet qerpiku, këtu na keni!

Ministri i jashtëm iranian deklaroi se vendi i tij nuk ka për të hezituar për asnjë çast të mbrojë territorin e vet. Shefi i diplomacisë iraniane foli për “luftë gjithëpërfshirëse” në rastin e sulmeve ushtarake amerikane ose saudite. Arabisë Saudite do t`i duhet të luftojë “deri në ushtarin e fundit amerikan“ u shpreh ai. Zarif pohoi për CNN se Teherani shpreson ta shmangë konfliktin, e madje është I gatshëm të ulet e të bisedojë me rivalët rajonalë Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por ai përjashtoi kategorikisht mundësinë e kthimit në tryezën e negocjitave me SHBA, nëse më parë Washingtoni nuk garanton lehtësimin e plotë të sanksioneve siç ishte premtuar në bazë të marrëveshjes bërthamore 2015. Zarif mohoi edhe një herë përfshirjen e Teheranit në sulmet e fundjavës mbi objektet e naftës të Arabisë Saudite, të cilat I përshkallëzuan në mënyrë dramatike tensionet në rajon këtë javë. Ai theksoi se rebelët Houthi të cilët morën përgjegjësi për goditjen, e kanë rritur aft..

Read More »

Kryen marrëdhënie seksuale jashtë martese/ Rrihen brutalisht me shkop bambuje në publik (FOTO)

Së paku një grua dhe tre burra janë rrahur brutalisht në provincën Aceh të Indonezisë, pasi akuzohen për kryerje të marrëdhënieve seksuale jashtë martese. Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, shihet një grua e rrahur barbarisht me shkop bambuje. Pas rrahjes mizore gruaja mezi qëndron në këmbë dhe mbahet për krahu nga disa njerëz. Pjesë e ndëshkimit ishin edhe disa burra, të cilët akuzohen për seks jashtë martese, gjë e cila dënohet moralisht në Indonezi.

Read More »

Një yll gjigant deti/ Kina është gati të hapë mega aeroportin që do presë 100 mln pasagjerë (FOTO)

Kina është gati të hapë mega aeroportin në jug të Pekinit në prag të 70 vjetorit të republikës popullore. Beijing Daxing International Airport (PKX) do ta ketë fluturimin e parë më 20 shtator me avionin më të madh në botë A 380. Synimi “modest” i kinezëve është që aeroporti të presë 72 milion pasagjerë dhe 2 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2025. Masterplani ambicioz kërkon ndërtimin e gjithsej shtatë pistave, dhe lëvizjen e të paktën 100 milionë pasagjerëve dhe 4 milion tonë ngarkesë në vit përmes aeroportit./Marrë nga CNN Gazeta SHQIP

Read More »

“Vajza ime gati vdiq”, aktivisti ‘zë ngushtë’ kryeministrin Boris Johnson

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, u “zu ngushtë” nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’. Aktivisti, Omar Salem, i cili është pjesë e Partisë Laburiste është kundërshtar i Partisë Konservatore, e cila drejtohet nga Johnson. Aktivisti hodhi akuza të forta ndaj Johnsonit, ku tha se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar për keq në kurimin e vajzës së tij. Ai shtoi se spitali ka mungesë mjekësh. ‘’ Vajza ime gati vdiq dje. Sistemi Shëndetësor është i shkatërruar. Tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp? Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?’’-i tha aktivisti Johnsonit. Ky moment është shpërndarë nga vetë aktivisti në rrjetet sociale, ndërsa ka pasur shumë kritika ndaj kryeministrit të Anglisë, Boris Jonson. Shefi ekzekutiv i spitalit më vonë pranoi se kishte një mungesë të përkohshme të stafit në repart të martën, kjo e shkaktuar nga “një urgjencë e papritur në një pjesë tjetër të spitalit”.

Read More »

Adoleshentja blen kallashnikov për të vrarë 400 nxënës. Si u parandalua masakra (Fotot)

Një 18-vjeçare nga Oklahoma është arrestuar, pasi kishte kërcënuar se do të gjuante me armë shkollën “McAlester” ku kishte kryer arsimin parauniversitar dhe e gjitha për kënaqësi. Alexis Wilson u arrestua mëngjesin e së hënës (16 shtator). Ajo i kishte treguar një shoqeje të saj se së fundmi kishte blerë një pushkë të tipit AR-15, me të cilën kishte synim të qëllonte rreth 400 nxënës të shkollës. Pasi oficerët e policisë shkuan tek shtëpia e saj për ta arrestuar, ajo u tregoi se kishte blerë gjithashtu një AK-47 dhe ia kishte treguar koleges dhe e kishte sugjeruar që të mos kishte frikë nga armët. Wilson dyshohet ishte pezulluar dy herë gjatë kohës që studionte në Shkollën e Mesme McAlester. Në njërën nga herët ajo ishte pezulluar sepse ishte paraqitur në shkollë me thikë. Thuhet se Wilson kishte tentuar të ri-regjistrohej në shkollë, por nuk ishte pranuar nga shkolla.

Read More »

SHBA, padi ndaj ish kontraktorit të CIA-s, Snowden

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti të martën një padi civile kundër ish-punonjësit të CIA-s dhe ish-kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Edward Snowden për publikimin e një libri kujtimesh, i cili bie ndesh me kontratën e tij me agjencitë e inteligjencës për të mos publikuar materiale sekrete. Snowden aktualisht banon në Rusi, ku ai mori strehim në vitin 2013 pasi zbuloi detaje tepër të klasifikuara të programeve amerikane të përgjimit. Këto programe të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare ngritën pyetje etike në lidhje me praktikat amerikane të përgjimit. Libri me kujtime titullohet “Permanent Rekord” që mund të përkthehet “Dëshmia e pashlyeshme”. Ai u vu në qarkullim të martën dhe shitet në Amazon.com në gjermanisht dhe anglisht. Një librar në Uashington thotë se botuesi nuk u ka shpërndarë asnjë kopje librarive paraprakisht, siç është praktika. “Shumë libra, ose libra të rëndësishëm, u dërgohen paraprakisht librarive që ne të mund t’i lexojmë përpara se ti vëmë për s..

Read More »

Juncker: Rreziku i Brexitit pa marrëveshje ‘shumë real’

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker njoftoi gjatë një debati në Parlamentin Evropian të mërkurën se rreziku i një Brexiti pa marrëveshje është ende “shumë real”. “Koha po mbaron,” tha ai në debatin plenar mbi temën e të ashtuquajturës marrëveshje divorci të Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian. Junckeri u takua me kryeministrin Boris Johnson në Luksemburg të hënën, hera e parë që të dy patën një takim formal që kur Johson u bë kryeministër në korrik. Johnsoni mbetet optimist se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga BE me marrëveshje, por ai ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se Brexiti do të ndodhë në këtë datë edhe pa marrëveshje dhe pavarësisht që një ligj britanik i kërkon atij të bëjë një shtyrje të afatit të Brexitit, po të mos jetë rënë dakord për një marrëveshje. Juncker gjithashtu i tha parlamentit, “një Brexit pa marrëveshje mund të jetë zgjedhja e Mbretërisë së Bashkuar, por ajo kurrë nuk do të jetë e jona”. Kjo ndodhi në një njëjtën ditë, k..

Read More »