Kurioz

Një teatër i njohur në Torino do të eksperimentojë për herë të parë në nëntor një koncert pa celularë

Një teatër i njohur në Torino do të eksperimentojë për herë të parë në nëntor një koncert pa celularë, një rregull i kërkuar nga disa spektatorë dhe i detyruar tashmë nga shumë njerëz të famshëm. Kjo përvojë do të realizohet më 7 nëntor, në sallën e koncerteve dhe ekspozimeve “Hiroshima Mon Amour” të kryeqytetit piemontez, gjatë të cilës spektatorët do t’i lënë celularët e tyre në hyrje, për sa kohë që zgjat mbrëmja. “Është shumë e thjeshtë, nëse hyn në koncert nuk duhet ta mbash me vete celularin, të bësh foto, të bësh chat dhe atë që sheh do të mund ta shpërndash vetëm duke e përjetuar dhe treguar.”, shpjegoi Fabrizio Gargarone, drejtori i teatrit. Shumë artistë ndërkombëtarë kanë praktikuar sistemin “No phone” (pa celularë) në koncertet e tyre, midis të cilëve këngëtarja e famshme pop, Madonna dhe këngëtari e fitues i çmimit Nobel në letërsi, Bob Dilan./ATSH/

Read More »

Një nga mënyrat për të qenë gjithmonë të motivuar gjatë ushtrimeve (Video)

Një nga mënyrat për të qenë gjithmonë të motivuar gjatë ushtrimeve, është se duhet ta filmoni veten në palestër siç ka vepruar edhe Billy Richards. Ky burrë nga SHBA-të ka realizuar një video ku tregon se si për shtatë muaj ka humbur 22 kilogramë, transmeton KosovaToday. Në ditën e parë të ushtrimeve, më saktësisht më 1 janar të këtij viti, Billy kishte afro 108 kilogramë. Por ai vazhdoi me vrapim çdo ditë për 50 minuta, duke arritur të përshkoj nëntë kilometra në ditë. Nga fillimi i vitit e deri më 1 gusht, Richards ka vrapuar 281 kilometra duke shkrirë afro 20 mijë kalori dhe duke humbur 21,7 kilogramë. “Ndihesha i ngadalshëm kur fillova të humb kilogramët e parë. Tani kam shumë më tepër energji dhe jam i lumtur për këtë. Dua të dobësohem edhe më shumë që të jem njeriut më i lumtur në botë dhe të kënaqem me këtë”, ka deklaruar Richards. E për t’ia arritur qëllimit, Richard ka ndërruar edhe mënyrën e të ushqyerit, duke hequr dorë nga ushqimet e yndyrshme, buka e sheqeri e duke i ..

Read More »

Një vajzë që e kishte kaluar natën nëpër klube të natës, vazhdimisht ishte ankuar se kishte pasur dhimbje të mëdha në shputa të këmbëve

Një vajzë që e kishte kaluar natën nëpër klube të natës, vazhdimisht ishte ankuar se kishte pasur dhimbje të mëdha në shputa të këmbëve. Megjithatë iu deshën 24 orë të kalojnë që ta kuptojnë se këpucët me take që i kishte pasur mbath – i kishte mbathur në mënyrë të gabuar, transmeton KosovaToday. Ayleich McGhee nga Glagow, nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha në këmbë, duke mos e ditur që i kishte ngatërruar këpucët – të majtën e kishte mbathur në të djathtën, e të djathtën në të majtë. E për tu tallur me të, miqtë ia kishin shpërndarë në rrjete sociale fotografitë, ku shihet qartë mënyra sesi i kishte mbathur këpucët me take të larta. Imazhet e saj u shpërndanë në masë të madhe në internet dhe menjëherë filloi tallja në llogari të saj. /KosovaToday/

Read More »

Duke i argëtuar pasagjerët nëpër Paris (Video)

Demonstrimi i taksisë duke lundruar mbi ujë është parë këto ditë, duke i argëtuar pasagjerët nëpër Paris, duke e ngritur në një nivel tjetër projektin e shumëpritur. Prodhimi i “SeaBubbles”, truri i të cilës është Alain Thebault dhe “surfisti” Anders Bringdal, filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2017 me një buxhet prej vetëm 4 milionë euro, transmeton KosovaToday. Tani dyshja kanë ndezur dritën jeshile për fazën tjetër të testimit në lumin Seine, ku kjo “kryevepër” është shfaqur para masës. Ata premtojnë se shumë shpejtë pasagjerët do të mund të udhëtojnë me të dhe brenda taksisë mund të akomodohen katër persona pa përfshirë pilotin. /KosovaToday/ https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/16/6741413247706970740/636x382_MP4_6741413247706970740.mp4

Read More »

Hetuesit besonin se mënyra si gjendet një trup tregon edhe sesi vdiq personi

Një studim ri ka dalë në një përfundim frikësues: trupat e të vdekurve vazhdojnë të lëvizin deri në një vit pasi kanë ndërruar jetë Hartuesit e studimit zbuluan se gjymtyrët e kufomave ktheheshin e rrotulloheshin në mënyrë të ndjeshme gjatë procesit të dekompozimit. Zbulimi mund të ketë pasoja të mëdha për njësitë e hetimit në vendin e ngjarjes, e në përgjithësi për hetimet pas vdekjes. Përpara këtij zbulimi, hetuesit besonin se mënyra si gjendet një trup tregon edhe sesi vdiq personi, dhe se kjo mund të ndryshonte nëse trupi lëvizej nga dikush tjetër pas vdekjes. Shkencëtari australian Alyson Wilson përdori regjistrimin me interval për të vëzhguar një kufomë për një periudhë kohe 17-mujore. Kamera regjistroi trupin në intervale 30 minutëshe për të ndihmuar të kuptohej më mirë mënyra sesi dekompozohet trupi. /KosovaToday/

Read More »

Ka arritur të kapte me dorë thikën e mprehtë derisa ishte në ajër (Video)

Cody Cooper nga Kolorado e Shteteve të Bashkuara, ka arritur të kapte me dorë thikën e mprehtë derisa ishte në ajër, kur në shënjestër e hodhi shoqëruesi tij Scott Fernandez. Derisa dy thikat e para nuk arriti ti kapte, të tretën e zuri duke shmangur ndonjë prerje, sepse e kapi në dorezë dhe jo për tehu, transmeton KosovaToday. “Jam prerë lehtë, por nuk më ka dhimbur, kaloi shpejtë” ka thënë Cooper, kur është pyetur nëse i ka ndodhur ndonjëherë të prehet. Megjithëse mund të kapë thika ën lëvizje dhe t’i sjellë nëpër gishta, këto veprime ai kërkon të mos provohen nga të tjerët. /KosovaToday/ https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/13/4052520546664231853/636x382_MP4_4052520546664231853.mp4

Read More »

Ushtari që ndodhej pranë një shkolle të mesme në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara (Video)

Ushtari që ndodhej pranë një shkolle të mesme në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, intervenoi me shpejtësi dhe ndaloi rrahjen mes dy të rinjve. Mirëpo, ushtari i marinës duket se përdori forcë të tepruar, duke i përplasur fuqishëm për toke, pasi iu hodh të dyve sipër, transmeton KosovaToday. Kjo bëri që njëri prej tyre, të largohej me vështirësi i ndihmuar nga të pranishmit, derisa tjetri mbeti për një kohë i shtrirë. Bëhet e ditur se gjendja e të dyve është e mirë, ndërsa përplasja nga ushtari, iu ka lënë vetëm lëndime të lehta. /KosovaToday/ https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/15/1775710314346794002/636x382_MP4_1775710314346794002.mp4

Read More »

Giorgi Rostomashvili tërhoqi një anije prej 200 tonë me gishtin e mesëm (Video)

I forti gjeorgjian dhe peshëngritësi Giorgi Rostomashvili tërhoqi një anije prej 200 tonë me gishtin e mesëm. Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, bëhet fjalë për anijen “Tamara 2” e cila lundroi 5 metra në drejtim të bregut, duke u lëvizur vetëm me përpjekjet e Rostomashit. Juria e Federatës së Rekordeve Gjeorgjiane konfirmoi një rekord për anijen më të rëndë të tërhequr me gisht. Përfaqësuesi i Federatës tha që së shpejti planifikojnë të lidhen me Librin e Rekordeve Botërore Guinness. /KosovaToday/

Read More »

Këtë frikë, 23-vjeçari deshi ta ta largonte duke u lëshuar me parashutë (Video)

Eriq Adame është ushtari i marinës së Shteteve të Bashkuara, që ka frikë të madhe nga lartësia dhe për pasojë, ka shumë problem gjatë udhëtimeve me aeroplan. Këtë frikë, 23-vjeçari deshi ta ta largonte duke u lëshuar me parashutë me një profesionist, me pretendimin se nëse ballafaqohet nga afër mund t’i kalojë me lehtësi, transmeton KosovaToday. Mirëpo, asgjë nuk shkoi si planifikonte, sepse ai u alivanos sapo doli prej aeroplanit që ndodhej në lartësi dhe më pasi i ndodhi edhe disa herë tjera. Sikur gjithçka të ketë kaluar, parashutisti kreu një manovër që e bëri parashutën të lëvizë edhe më shpejtë dhe e frikësoi edhe më shumë atë. Lëshimi është kryer me sukses dhe ata arritën poshtë si duhet, ndërsa nuk dihet nëse frika tij nga lartësia është larguar dhe ai tani është më mirë. /KosovaToday/

Read More »

Poshtë kishte diçka “të rrezikshme” (Video)

Ky është momenti më qesharak kur dy parashutistë i kap paniku ndërsa bien drejt një oqeani të mbushur me qindra kandil deti. Skena u filmua në detin e zi në brigjet e Bulgari nga një aparat fotografik i montuar në kazanin mbajtës të dy burrave. Pamjet tregojnë dy burra që bërtasin dhe qeshin në mënyrë histerike ndërsa zbresin me shpejtësi drejt ujit, i cili është në çdo drejtim me kandil deti. Video fillon me një njeri duke bërtitur, “jo jo, jo, jo”, pasi ai dhe shoku i tij me sa duket e kuptojnë se ata nuk kanë asnjë mënyrë për të qëndruar jashtë ujit. Miku i tij më pas ulërin para se të dy të qajnë nga të qeshura nervoze, shkruan javanews.al. Njeriu i parë pastaj bërtet përsëri, “oh, jo, jo, jo”, para se të dy bien në ujë. Të dy burrat me mençuri përpiqen të ngrenë këmbët e tyre dhe të mos bien shumë poshtë valëve por skena e fundit në klip është kur një kandil deti i pickon ata. E gjithës skena është filmuar në shtator 2017, por së fundmi është postuar në internet. Të dy bur..

Read More »

Polici Aleksandar Vuçiq mbron ligjin e Kosovës (Video)

Polici Aleksandar Vuçiq mbron ligjin e Kosovës. Rrugëve të Prishtinës dhe të tjerave gjithandej vendit, qytetarët kanë gjasë të hasin më shpesh në Aleksandar Vuçiqin. Por, nuk bëhet fjalë për presidentin e Serbisë. Është një bashkëkombas i tij me emër dhe mbiemër të njëjtë, që nga kjo e premte, dha betimin që t’i shërbejë Kosovës. 27 vjeçari nga Graçanica, që refuzon ta komentojë këtë lidhje rastësore me politikanin nga Beogradi, preferon të flasë vetëm për detyrën që e mori bashkë me 415 oficerë të rinj policorë.

Read More »

Ndodh vetëm në Kosove : Hyri për ta provuar veturën, e vjedh para syve të pronarit

Ndodh vetëm në Kosove : Hyri për ta provuar veturën, e vjedh para syve të pronarit Mbrëmë në Prishtinë është vjedhur një veturë Golf 3, dhe atë para syve të pronarit Një qytetar ka treguar se mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë është vjedhur vetura e tipit Golf 3, përderisa personi i dyshuar ka hyrë që ta provojë veturën për ta blerë, të cilën më pas e ka vjedhur në prani të pronarit. Qytetari i cili e ka paraqitur rastin beson se personi i dyshuar është nga Obiliqi dhe në rrjetin social ka postuar fotografi edhe të veturës së vjedhur.

Read More »

Nga nje Cafe e thjesht një letër që drithëroi botën!

Një ditë të ftohtë dimri, një studente e quajtur Casey Fischer, po shkonte në shkollë. Rrugës, ajo pa një lypës që po dridhej nga i ftohti. Vajza shkoi t’i blinte një kafe të moshuarit. Teksa ja dha kafenë, me një buzëqeshje të lehtë, vajza filloi që të bisedonte me të. Mësoi që babai e kishte braktisur. Pas rreth një ore bisedë, vajza kuptoi që ishte tepër vonë për në shkollë, dhe i tha të moshuarit që i duhej që të largohej. “Të lutem, prit vetëm dy minuta, por më jep një stilolaps dhe një letër fillimisht nëse mundesh”, i tha ai. Në momentin që vajza mori letrën, përqafoi të moshuarin dhe u largua nxitimthi. Nga kureshtja, rrugës, vajza e hapi letrën… e cila përfundoi e lagur . Në letër shkruhej: “Sot kisha vendosur të vrisja veten, por falë teje nuk do ta bëj. Kuptova që në këtë botë ka njerëz me zemër të madhe, dhe unë çdo ditë do rri në atë vend ku ti më le, për të njohur sa më shumë njerëz të mirë. Kam nevojë vetëm për pak dashuri. Ajo më mbajti gjallë sot, dhe do më mbajë gji..

Read More »

Skandal me prezantuesen e motit, i tërheqin fustanin dhe i del pjeshka

Skandal me prezantuesen e motit, i tërheqin fustanin dhe i del pjeshka Një incident aspak i këndshëm i ka ndodhur prezantueses së motit, Sol Perez në Buenos Aires në Argjentinë. Teksa ishte duke dhënë një intervistë për disa gazetarë në një event, ku do të ndaheshin çmimi asaj i ka tërhequr pa dashje fustanin gazetarët dhe gjithçka i doli sheshit. Prezantuesja 25-vjeçare kishte veshur një fustan të mrekullueshëm, por gjithçka i ka dalë jashtë kontrollit. Tre gazetarët i afrohen për t’i komentuar fustanin, por pa dashje ia kanë tërhequr më shumë seç duhet dhe gjithçka i doli sheshit. Prezantuesja joshëse e motit nuk kishte veshur të brendshme dhe është turpëruar në sy të të gjithëve. Por këtë moment të sikletshëm, ajo e ka kaluar me sportivitet.

Read More »