Kurioz

Tentoi të vidhte dyqanin e saj, 82-vjeçarja vuri në punë shkopin për ecje

Një shitëse nga Anglia, 82 vjeçe, pësoi lëndime të vogla pasi u përball me një hajdut dhe e goditi me shkopin e saj për ecje. Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, bëhet fjalë për një ngjarje të shfaqur nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet se si një pronare e një dyqani në Stoke, Trent, duke ecur drejt një hajni, për ta ndaluar atë të vidhte mallrat e saj. Ndonëse nuk arriti ta ndalte krejtësisht, plaka ka mundur që ta shtrinte në tokë, duke e detyruar që të largohej vetëm me disa pako të vjedhura cigaresh dhe parash të gatshme. Lidhur me këtë, policia ka arritur të arrestojë shpejt një 28-vjeçar, i cili dyshohet për këtë grabitje. /KosovaToday/

Read More »

Tre burra janë filmuar duke u hedhur në lumin Danub (Video)

Tre burra janë filmuar duke u hedhur në lumin Danub, nga një tren që po lëvizte me shpejtësi të madhe mbi një urë. Videoja është realizuar gjatë javës së kaluar në Vjenë dhe është publikuar në Instagram, kurse në të shihet treni duke dalë nga tuneli dhe tre burra që bëheshin gati të kërcejnë, transmeton KosovaToday. Personi që e ka publikuar videon me nofkën “Crazy Banana”, e përshkruhet si një person që pëlqen adrenalinën dhe nuk heziton të bëjë gjëra të çmendura nëpër Vjenë. Edhe pse i ka vetëm 3,500 ndjekës në Instagram, videoja për vetëm dy ditë është shikuar nga më shumë se 30 mijë persona dhe është bërë virale në rrjetet sociale. E komentuesit e shumtë kanë shkruar se në lumë ka mundur të ketë barka të shumta apo notues, dhe se personat që hidhen nga treni të rrezikojnë jetën e tjerëve. https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/12/6832657335847597600/636x382_MP4_6832657335847597600.mp4

Read More »

Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë

Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë. Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues. Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja që ishin sjellë nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, përcjell Atsh. Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”. Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.

Read More »

Skena u filmua në detin e zi në brigjet e Bullgarisë (Video)

Ky është momenti më qesharak kur dy parashutistë i kap paniku ndërsa bien drejt një oqeani të mbushur me qindra kandil deti. Skena u filmua në detin e zi në brigjet e Bullgarisë nga një aparat fotografik i montuar në kazanin mbajtës të dy burrave. Pamjet tregojnë dy burra që bërtasin dhe qeshin në mënyrë histerike ndërsa zbresin me shpejtësi drejt ujit, i cili është në çdo drejtim me kandil deti. Video fillon me një njeri duke bërtitur, “jo jo, jo, jo”, pasi ai dhe shoku i tij me sa duket e kuptojnë se ata nuk kanë asnjë mënyrë për të qëndruar jashtë ujit. Miku i tij më pas ulërin para se të dy të qajnë nga të qeshura nervoze, shkruan javanews.al. Njeriu i parë pastaj bërtet përsëri, “oh, jo, jo, jo”, para se të dy bien në ujë. Të dy burrat me mençuri përpiqen të ngrenë këmbët e tyre dhe të mos bien shumë poshtë valëve por skena e fundit në klip është kur një kandil deti i pickon ata. E gjithës skena është filmuar në shtator 2017, por së fundmi është postuar në internet.

Read More »

Jo ç’do here ecin pushimet mbare, shiko cfar i bene deti ketyre

Jo ç’do here ecin pushimet mbare, shiko cfar i bene deti ketyre. Edhe ne Shqiperi ka pas raste te tilla me dallga e tille dy vite me pare. BABË E BIJË I MERR DALLGA E DETIT, 40 VJEÇARI HUMB JETËN2 vite më parëBabë e bijë i merr dallga e detit, 40 vjeçari humb jetën Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në plazhin e Divjakës ku një person ka humbur jetën, ndërsa fatmirësisht vajza e tij e mitur ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”, ku 40-vjeçari E.B., banues në Krutje dhe vajza e tij e mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë dallga me vete, shkruan Gazeta Shqip. Menjëherë pasi janë vënë re nga pushuesit e tjerë është bërë ndërhyja e nevojshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë të cilët në bashkëpunim me pushuesit që ndodheshin aty, arritën të shpëtonin vajzën e mitur. Pas ndihmës së parë që i është dhënë babait të saj shtetasit E.B., nuk është bërë i mundur shpëtimi i t..

Read More »

Gjykata shpall të pafajshëm gjelin, ai mund të këndojë sa të dojë

Një gjykatë në Francë ka marrë vendim që gjeli Maurice mund të vazhdojë të këndojë, duke hedhur poshtë ankesën e komisionit, i cili akuzoi pronaren e tij për shkak të zhurmës. Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës. Kohë më parë gjeli Maurice ishte bërë kryelajm nëpër media, ku ishte ngritur çështja nëse mund të këndojë çdo mëngjes në ishullin Oleron. Pronarja e që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, kishte thënë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka pasur sukses.

Read More »

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale po bën xhiron e botës (Video)

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale po bën xhiron e botës, kjo për faktin se në të shfaqen dy djem të moshës dyvjeçare të cilët me sa duket ishin përmalluar për njëri-tjetrin, sepse në momentin që takohen nuk mund të ndalen duke u përqafuar. Michael Cisneros ka shpërndarë videon emocionuese të Maxwell dhe Finnegan, të cilët vrapojnë në përqafim të njëri-tjetrit në një rrugë në qytetin e New Yorkut, transmeton KosovaToday. E prej se është shpërndarë videoja është shikuar nga më shumë se 11 mijë persona dhe ka nxitur mijëra komente pozitive, duke thënë shumica se ata duhet të shërbejnë si model edhe për të rriturit. Ata janë takua për herë të parë një vit më parë dhe sipas babait të Cisneros që deklaroi për ABC News, prej atëherë dyshja janë bërë të pandashëm. /KosovaToday/ https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/10/5902577229465928052/636x382_MP4_5902577229465928052.mp4

Read More »

Biond Videoja bëhet hit në rrjetet sociale (Video)

Për herë të parë në histori, legjenda e basketbollit australian Andrew Gaze mbeti pa fjalë. Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, legjenda e Melbourne Tigers, shtatë herë NBL MVP dhe fituesi i kampionatit NBA me San Antonio Spurs po komentonte ndeshjen SHBA-Brazil në Kupën e Botës së Basketbollit. Por në një moment ai mbeti “i shtangur”, përcjell KosovaToday. Kjo ndodhi kur në ekran u shfaqen disa pamje nga publiku, të cilat bënë që komentatori të humbasë shkurtimisht vëmendjen e tij. Shkaku i heshtjes së tij? Një tifoze magjepsëse braziliane që vallëzonte në turmë. Dhe reagimi i komentatorit gjithsesi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. /KosovaToday/ Here's vision from a the Brazil USA game with great commentary from @AndrewGaze10 – hahaha absolute classic #greatsupport pic.twitter.com/xKGCyAScsE — Rod Anderson (@DJ_Rod) September 9, 2019

Read More »

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë një planet jashtë sistemit tonë diellor

Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë një planet jashtë sistemit tonë diellor që është shtëpia e ujit, në një përparim të madh në kërkimin e botëve të banueshëm. Avujt e ujit janë zbuluar në një ‘super-Tokë’ 110 vjet dritë larg që vlerësohet të jetë dyfishi i madhësisë së Tokës dhe tetë herë masa e saj. K2-18b gjithashtu ka një atmosferë dhe diapazonin e duhur të temperaturës për ekzistencën e gjallesave, sipas shkencëtarëve në Kolegjin universitar të Londrës. Është më afër yllit të saj sesa Toka është me Diellin, do të thotë se ka vite më të shkurtra, dhe duke përfunduar orbitën e saj në 33 ditë ndërsa e jona merr 365. Ekzoplaneti është parë për herë të parë në 2015 nga anija kozmike Kepler, por analiza e të dhënave ka zbuluar detaje të reja që nuk janë parë më parë. /kp/KosovaToday/

Read More »

Një viç me ‘fytyrë njerëzore’

Një viç me ‘fytyrë njerëzore’ u lind në fshatin e vogël të Vila Ana, Argjentinë. Kafsha për fat të keq vdiq brenda disa orësh pas lindjes, por pronari i saj e filmoi atë, kështu që pamjet u publikuan më vonë në YouTube. Krijesa lindi me një hundë dhe gojë të vogël dhe gjendja e saj ishte aq e keqe sa luftonte të ngrinte kokën. Eksperti i gjenetikës, Nicolas Magnago tha për mediat lokale se kafsha është lindur me një mutacion të rrallë gjenetik. /KosovaToday/

Read More »

Aksidentet me makina janë ndër më të frikshme (Video)

Aksidentet me makina janë ndër më të frikshmet, por kjo që ka ndodhur në Alban të Ontario është me të vërtetë e çuditshme. Një kamion është përfshirë në një incident të paprecedent, teksa gjatë udhëtimit të tij humbi ekuilibrin duke dalë nga rruga. Përplasje me një grumbull dheu shkaktoi tronditje të mjetit, i cili u ngjit në majën e një shtëpie aty pranë. Për fatin e tyre të mirë, në shtëpi nuk kishte asnjë person, teksa shoferi 24 vjeçar nuk pësoi lëndime. Pamjet e publikuara nga policia janë bërë virale tashmë, me videon që është parë nga rreth 1 milion ndjekës. /oranews/ GOSH …. Denis witnessed this on his way home from work today. Caught on dashcam.For licensing and usage, contact: [email protected] Posted by Sharon Gauthier on Monday, September 9, 2019

Read More »

Biznesmeni shqiptar shfaqet i grimuar si vajzë në studio

Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili ka pranuar prirjet e tij seksuale, ka deklaruar se në Shqipëri ka shumë persona që janë gay, por qëndrojnë të fshehur. I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ai ishte grimuar njësoj si në fotot artistike që kishte realizuar kohë më parë. Eltoni tregoi se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve. ‘Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinor’, tha biznesmeni. Kujtojmë edhe më herët në emisione të ndryshme, ai ka folur hapur për preferencat e tij seksuale.

Read More »

Pas talljes se Gjikos me Shefqet Krasniqin, vjen përgjigja e këtij të fundit

Reperi Gjiko kaloi bashkë me gruan e tij Elita Rudi dhe djalin Zëri, pushime përrallore në Turqi Por, si duket Gjiko si Gjiko dhe as pushimet nuk i ka kaluar pa nxitur reagime të ndryshme. Pasi që erdhi me disa foto ku postonte thënie të ndryshme për jetën dhe familjen Gjiko kishte postuar një foto të gruas se tij Elita Rudi ku ajo shihet duke e puthur një delfin. “@ShefqetKrasniqi e nxona grun tu u puth me delfin tregom cka me bo”, ishte pyetja e Gjikos drejtuar hoxhë Shefqet Krasniqit. Por, përgjigja e hoxhës ka ardhur sot, i cili nuk e ka marrë shumë me inat këtë gjë dhe edhe ai ka bërë paksa humor me reperin.

Read More »

Kjo nuk u pa në TV shqiptar, mediat angleze zbulojnë momentin e çuditshëm!

Një moment interesant ka ndodhur gjatë rastit të penalltisë të Harry Kane.Kane e ka humbur penalltinë, pasi Aro Muric ka pritur goditjen e tij, mirëpo mediat angleze kanë ‘kapur; një moment tjetër qesharak, raporton Gazeta Blic.Regjia e një televizioni kishte bërë rezultatin 5-4, teksa Kane ishte afër të godiste penalltinë, por kjo u rregulluan shumë shpejtë. Megjithatë, ky ishte veç gabim teknik…

Read More »