Kurioz

Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit të braktisur: Biseda e fundit që bëra me kapitenin tim

Pronari i jahtit turk, Nedim Akyuz i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me jahtin që është gjendur i braktisur në Shëngjin. Ai ka paraqitur dokumente që vërtetojnë se jahti është në pronësi të tij, teksa ka deklaruar se nuk ka qenë në bordin, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz. Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, është pista kryesore ku është fokusuar policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me rastin e gjetjes së braktisur të jahtit luksoz 15 milje larg brigjeve të Shëngjinit. Kjo pistë hetimore është mbështetur edhe nga raporte të dërguara nga Shërbimi Informativ Shqiptar, i cili ka informuar policinë dhe prokurorinë e zonës, për një rast të mundshëm të trafikut të drogës dhe emrat e personave që mund të jenë përfshirë në këtë tentative trafiku. Kohët e fundit tr..

Read More »

Drejtori akuzohet se ka hapur lokal për “Counter Strike” pranë shkollës

Drejtori i shkollës fillore në Sankofc të Drenasit afër hyrjes së shkollës hap një lokal ku luhet “Counter Strike” Është vetëm disa metra larg oborrit të shkollës: Një dyqan të cilin nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në fshatin Sankofc të Drenasit gjatë pushimit e frekuentojnë shumë shpesh. Por, këtu zhvillohet edhe një veprimtari tjetër. Nxënësit edhe mund të luajnë videolojën “Counter Strike”, raporton T7. E ky objekt është në oborrin e shtëpisë së drejtorit të kësaj shkolle, Emin Isufi. Por, ai e mohon se ka në pronësi këtë biznes. Isufi ka ftuar ekipin e T7 brenda zyrës së tij. Ai është interesuar nëse është filmuar diçka në oborrin e shkollës. Edhe këtu ai ka refuzuar që të deklarohet para kamerës, duke u arsyetuar se i duhet leje nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas për të bërë një gjë të tillë. Për këtë rast T7 është informuar nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle. Por, të cilët nuk kanë pranuar që të flasin para kamerës. E i pa informuar për pranin..

Read More »

Ja çmimi e iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ne Europe

Ja çmimi e iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ne Europe Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më të reja dhe më të avancuara të telefonave të mençur mobil. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple. Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 Pro (versioni me 64GB) do të kushtojë 999 dollarë, apo 904 euro, kurse iPhone 11 Pro Max (versioni me 64GB) do të kushtojë 1.099 dollarë, apo 995 euro. Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës? Në Gjermani, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1.149 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.249 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.022 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max për 1.299 franga apo 1.186 euro. Në Angli, iPhone 11 Pro..

Read More »

Policët tmerrohen nga prezenca e një gjarpri të vogël (Video)

Nëse e shihni këtë video të publikuar në internet mund të vini në një përfundim: Policët mund të përballen me situata të vështira, por jo edhe me një gjarpër. Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, bëhet fjalë për pamje kur dy policë shihen të tmerruar, derisa vërejnë se në shtëpinë e tyre ishte futur në gjarpër. Dhe derisa njëra tenton të kapë gjarprin për ta larguar nga aty, një tjetër shihet derisa filmon ngjarjen – dëgjohet duke bërtitur, e frikësuar. /KosovaToday/ Cops are petrified of a tiny snake in their house Who said that all cops are brave? via ViralHog Posted by Daily Mail on Monday, September 9, 2019

Read More »

Aeroplani luftarak lëviz ngadalë (Video)

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video që shfaq kaosin e krijuar në një udhëkryq në qytetin rus Volgograd – e tëra ndodhi për shkak të një aeroplani luftarak. Në videon e postuar në Twitter, shihen kolona të gjata të vetura që prisnin pranë një udhëkryqi, pasi nëpër të po kalonte një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse, transmeton KosovaToday. E meqë aeroplani po lëvizte shumë ngadalë nëpër rrugë, janë krijuar kolona të gjata të veturave. Megjithatë në video nuk shihet mirë se për çfarë tipi të fluturakes bëhet fjalë. Por, të gjithë po pyesin se si ka arritur kjo fluturake në mes të një rruge në mes të qytetit? /KosovaToday/ Nothing to see here… Just another regular traffic jam in Volgograd due to a FIGHTER JET!? pic.twitter.com/tiW5AY35n4 — RT (@RT_com) September 9, 2019

Read More »

Shkrepi pamjet e ylberit ngjyrë rozë

Sinclair Cunningham ka mbetur i mahnitur, kur gjatë lindjes së diellit, ka parë që ishte krijuar një ylber ngjyrë rozë. Derisa ndodhej në një pjesë periferike në Fife të Skocisë, fotografi 43-vjeçar arriri të shkrepte pamjet e ylberit të pazakontë, transmeton KosovaToday. “Isha pikërisht te zona, ku ndodhen dy drunj që duket sikur puthen, Në imazhin që realizova, arrita t’i kapja edhe të dy pemët në cep të ylberit që mu shfaq përpara” ka thënë Cunningham. Në momentin që po e bënte fotografinë, përpara tij ishte duke lindur dielli, derisa pas shpinës së tij binte shi. Këto duhet të kenë qenë kushtet atmosferike, që e kanë krijuar këtë fenomen të rrallë natyror, që ofroi dukje të mahnitshme. Megjithëse ka realizuar fotografi të peizazheve për tetë vjet, fotografi thotë se kjo është fotografia më e mahnitshme që e ka bërë ndonjëherë. /KosovaToday/

Read More »

Kërkime të shumta pasi në qiell u shfaq një objekt misterioz që shndriste

Në Plymouth të Anglisë, policia është duke bërë kërkime të shumta, pasi në qiell u shfaq një objekt misterioz që shndriste, i cili më pas u zhduk pa gjurmë. I njëjti objekt, është thënë se u nda në dysh prej shumë personave që e panë, duke bërë që të intensifikohen hetimet nga njësitet e Devon dhe Cornwall, që kërkonin edhe me helikopter, transmeton KosovaToday. Meqenëse është thënë se u nda në mes, është menduar se mund të ishte ndonjë fluturake e lehtë që është përfshirë prej flakëve dhe është thyer. Por, në atë zonë nuk është lënë as edhe një mbeturinë, apo pjesë tjetër, që mund t’i përkiste ndonjë fluturakeje. Ka shumë mundësi, që objekti të jetë një meteorit që ka hyrë në qiellin e asaj zone dhe është shuar sapo të ketë hyrë në atmosferë. Sikur ndodhë me meteorët, u shfaq dhe u zhduk menjëherë pa lënë ndonjë shenjë hiri nga pas, vetëm se atë dikush arriti ta fotografonte, për ta parë se si dukej. /KosovaToday/

Read More »

“Gjithçka 1 euro”: Luftë ndërmjet blerësve në Rusi(Video)

Qindra blerës u grumbulluan për rroba kur çmimi i sendeve në një shitore gjigante ra në “vetëm një euro” – dhe e zbrazën dyqanin brenda vetëm pesë minutave. Sipas mediave të huaja, përcjell KosovaToday, pamjet tronditëse tregojnë blerësit “e tërbuar”, madje në disa momente edhe duke i rrëmbyer rrobat nga duart e njëri-tjetrit. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për pamje të marra nga një qendër tregtare Stolitsa në Vladikavkaz, në jug-perëndim të Rusisë. Paraprakisht, siç thuhet më tej, ka qenë një shpallje e bërë ajo që ka nxitur radhë të gjata jashtë dyqanit, përpara se të hapte dyert. Dhe pavarësisht skenave të çmendura, dyqani ka premtuar të ofrojë shitje të ngjashme në ditët në vijim. /KosovaToday/

Read More »

Letrat e lojës i ngulitë në sipërfaqe të forta me shumë saktësi (Video)

Wang Kai nga Zhengzhou i Kinës, i ka mahnitur shikuesit, me aftësinë e tij, për të ngulitur letrat e zakonshme të lojës. Me shumë saktësi, 11-vjeçari i hidhte letrat dhe i nguliste ato nëpër sipërfaqe të forta, si në lëvoren e shalqirit apo edhe në një dërrasë, transmeton KosovaToday. Secilën letër që e hodhi ai, është ngulitur thellë në shalqi, duke e qarë atë në disa pjesë sikur të ishte një thikë e mprehtë. Këtë teknikë që e ka parë në një film, e ka mësuar vet dhe e praktikon për një kohë të, ndërsa tani ushtron që ta bëjë sa më mirë. /KosovaToday/ https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2019/09/06/6974575311542401800/636x382_MP4_6974575311542401800.mp4

Read More »

Befason presidentja kroate, përshëndet me “Esselamu Alejkum”

Presidetja kroate,Kolinda Grabar i ka befasuar të gjithë kur i ka përshëndetur me “Esselamu Alejkum”. Kjo ka ndodhur me rastin e shënimit të njëqindvjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, njofton agiencia e lajmeve INA. Në këtë ngjarje ishte i ftuar edhe presidenti turk, Taip Erdogan, ndërsa përshëndetja e saj si një muslimane, ishte një respekti për komunitetit që i për besimit Islam.. (INA)

Read More »

Sa me fat Çifti lind dy herë binjakë në më pak se 2 vjet kjo e pa besueshme

Sa me fat Çifti lind dy herë binjakë në më pak se 2 vjet kjo e pa besueshme Një çift i ri ka mirëpritur në jetë dy herë binjakë joidentikë në më pak se dy vite. Shauna Copple, 20 vjeç dhe Josh Fell, 22-vjeç nga Swinton u shokuan kur zbuluan se po prisnin binjakë në vitin 2017. Çifti mirëpriti në jetë Amelia-Rose dhe Maison në nëntor të atij viti. Por kur Shauna ngeli shtatzënë përsëri një vit më vonë, u trondit akoma më shumë kur zbuloi se priste binjakë për herë të dytë. Javën e kaluar ata mirëpritën në jetë grupin e dytë të binjakëve, Amelia-Rose. “Nuk kemi binjakë në familje kështu që u suprizuam kur e zbuluam për herë të parë. Menduam se do ishte e vështirë por nuk ishte aq sa e kishim imagjinuar,”-tha 20-vjeçarja. “Kur ngela shtatzënë sërish u shokova kur na thanë se ishin sërish binjakë. Menduam: E kemi kaluar njëherë këtë kohë ndaj do jetë më e lehtë.”

Read More »

“E kurova kancerin nga uji”, pas dëshmisë së pacientit 30 mjekë nisen drejt vendit të shenjtë

Një i moshuar beson se e ka kuruar kancerin nga uji i shenjtë i Kishës Katolike romake, në Lurdë të Francës. Kazik Stepan, 71 vjeç, shkoi në vendin e shenjtë në Francë, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore, që e linte të paaftë të ecte. Mjekët kishin frikë se ai nuk do t’i mbijetonte as pelegrinazhit, por i moshuari pretendon se pasi u la me ujin e shenjtë të Zojës Lurdë, ishte në gjendje të shëtiste për herë të parë. Dëshmia e tij ka bërë që 30 mjekë të udhëtojnë drejt vendit të shenjtë për të vërtetuar kurimin e tij. Ata duhet të jenë të sigurt nëse se z., Stepan ishte i pashërueshëm përpara se të vendosin nëse është bekuar nga kurimi i përhershëm. Z., Stepan vizitoi Lurdën në 1965 dhe beson se është ende gjallë për shkak të kësaj mrekullie. Top Channel

Read More »

Rikthehet FESTA qe i cmend te gjithe meshkujt a e dini sa kushton hyrja ?

Ishulli i seksit në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po rikthehet për një tjetër festë 4 ditore me orgji dhe shfrenim pa limit në shoqërinë e 100 eskortave Biletat për festën e shthurur katërditore të ashtuquajtur “parajsë në tokë”, kushtojnë rreth 3,600 dollarë për person. Shumica e biletave për festim me tematikë Halloween-in nga 31 tetori deri në 4 nëntor janë shitur. Vizitorët do të merren nga Aeroporti Ndërkombëtar i Las Vegas me helikopter privat në vendndodhjen sekrete në Nevada, ku do të jenë në shoqërinë e dhjetëra prostitutave. Festa e seksit premton gjithashtu një mjedis miqësor me alkoolin dhe marijuanën. Festa e seksit premton gjithashtu një mjedis miqësor me alkoolin dhe marijuanën.

Read More »

Historiania shqiptare që po ‘dridhë’ sllavët dhe grekët: Ne ishim këtu, ata erdhën

Intervista me historianen Elena Kocaqi: Pa Austro-Hungarinë, nuk do ishim në hartën etnike të Evropës dhe jo më në hartën politike. Intervistoi: Fadil Shehu Faktori politik shqiptar, duke parë që “njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit”, bëhet më grek se grekët. Që Troja është historia e popullit turk është qesharake, pasi Turqit kanë ardhur në Azi të Vogël rreth 2500 vjet pas kësaj lufte. Austro-Hungarezët, kanë kontribuar e ndihmuar mjaft në lëvrimin e pasurimin e gjuhës shqipe. Greqia e viteve 1821, banohej me shumicë nga shqiptarë ortodoksë apo arvanitët dhe nga një minoritet vlleh. Znj. Elena. Do të doja të dija për kureshtjen e lexuesve, se cili prej zonave apo qyteteve shqiptare është vendlindja juaj? Kam lindur dhe jam rritur në Fier. Nëse do të riktheheshit në retrospektivën e viteve të fëmijërisë dhe rinisë suaj si do i kujtonit ato në këto momente? Kam pasur një fëmijëri shumë të lumtur ku kam qenë princesha e shtëpisë dhe familjes së madhe. Kam lexuar shumë gjatë fëmijëris..

Read More »