Shendet

Vitamina D na ndihmon kundër kancerit

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ndërlidhen me rrezik më të ulët të zhvillimit të disa llojeve të kancerit. Një hulumtim japonez thotë se kjo vitaminë mund të jetë në veçanti efektive të na mbrojë nga kanceri i mëlçisë, transmeton KosovaToday. Vitamina D njihet si ‘vitamina e rrezeve të diellit’ sepse trupi jonë e prodhon atë kur rrezet e diellit bien në lëkurën tonë. Sidoqoftë, kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime të caktuara, si: në peshk, vezë, etj. Por mund të merret edhe përmes suplementeve. Mungesa e vitaminës D mund t’i shkaktojë disa çrregullime të cilat ndërlidhen me eshtra të dobët. Megjithatë, studimet e kryera nga japonezët, nuk e përjashtojnë mundësinë që mungesa e vitaminës D të jetë e ndërlidhur edhe me disa lloje tjera të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive. /KosovaToday/

Read More »

Erën e gojës që shkaktohet nga konsumimi i hudhrës dhe qepës

Hudhra dhe qepa mund të jenë shumë të shijshme, por e kanë një problem të përbashkët – shkaktojnë erë të keqe të gojës! Megjithatë, s’është nevoja të krijoni panik nëse veç keni konsumuar qepë apo hudhër në drekë dhe pastaj e keni një takim të rëndësishëm, transmeton KosovaToday. Kjo sepse ka zgjidhje natyrale të cilat ju ndihmojnë ta largoni erën e tyre. Mustarda Futeni një lugë gjelle mustardë në gojë për disa sekonda. Pështyjeni atë dhe pastaj gjysmë lugë gjelle mustardë gëlltiteni. Gjethet e majdanozit Përtypja e gjetheve të majdanozit për disa minuta po ashtu jua hekë erën e keqe të gojës. Çaji i gjelbër dhe limonada Shija e freskët e këtyre pijeve e kanë të njëjtin efekt sikurse të përtypni çamçakëz. Limoni Rriskat e freskëta të limonit mund të jenë efikase për ballafaqimin me baktere të gojës. Për rezultate të shpejta, përtypni disa rriska menjëherë pasi të keni ngrënë qepë apo hudhër. /KosovaToday/

Read More »

Si trajtohet dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të

Për fruthin me siguri se keni dëgjuar edhe më parë, prandaj edhe ju sjellim gjithçka çfarë duhet të dini për këtë sëmundje – duke filluar nga shenjat dhe simptomat e deri te opsionet e trajtimit. Çfarë është fruthi? Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore. Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët. Cilat janë simptomat e fruthit? Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin. Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë celsius. Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë. Si shpërndahet fruthi? Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur n..

Read More »

Pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Kur është fjala për flokët e holla apo rënien e tyre, shumica e meshkujve e kërkojnë ndihmën e ndërhyrjeve kirurgjike apo produkteve të ndryshme. Pro, sipas një eksperti, mjafton t’i hani ushqimet e duhura që të ballafaqoheni me këtë problem, transmeton KosovaToday. Falë vitaminave që gjenden në pemët e ndryshme, ekspertët besojnë se ato janë antidota më e mirë kundër hollimit të flokëve. Përderisa shkaktari më i zakonshëm i rënies së flokëve është gjenetika, ka edhe disa lloje tjera të hollimit të flokëve dhe rënies së tyre dhe që shkaktohen nga gjendja e pashëndetshme e skalit, e që mund të parandalohen. Pasi që duke ngrënë shëndetshëm për një lëkurë të mirë, ju gjithashtu mund të shtoni ushqime tjera për një skalp më të shëndetshëm. Ekspertët thonë se ushqimet të cilat e ngadalësojnë rënien e flokëve dhe hollimin e tyre, janë: – Pjeshkat – Papaja – Kiwi – Mollët – Ananasi. /KosovaToday/

Read More »

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

Auto Draft

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre. Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe …

Read More »

Qepa, ilaç për këto sëmundje

Auto Draft

Ilaçet natyrale janë më të mirat kur është fjala për zgjidhjen e problemeve shëndetësore. Nuk keni nevojë për mjekim të veçantë, kur natyra është pajisur me shumë bimë të cilat lehtë mund t’ju shërojnë.Kështu janë qepët. Ato mund të rregullojnë shumë probleme shëndetësore, pesë prej të cilave mund ti gjeni …

Read More »

Dhimbje të forta shpine? Atsyet se nga se mund të vuani

Auto Draft

Artroza mund të komplikohet lehtësisht me një tjetër situatë sëmundjeje lidhur kjo me dekalcifikimin dhe dobësimin e kockës: osteoporozën. Artroza është shprehja e një vuajtjeje të tipit degjenerativ të artikulacioneve, që manifestohet me prishjen e kërceve që veshin kokat e artikulacioneve, me proliferime kockore përreth gjithë kërceve të konsumuara, me …

Read More »