ShowBiz

Gruaja e Xhakës shijon ditët e fundit të shtatëzanisë

Granit Xhaka dhe Leonita shumë shpejtë do të bëhen prindër. Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Derisa janë në pritje, çifti shpesh publikojnë foto të ndryshme në rrjete sociale, imazhe në të cilat Graniti shihet duke i mbajtur barkun shtatzënë Leonitës. The post Gruaja e Xhakës shijon ditët e fundit të shtatëzanisë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

I gjakosur, publikohen pamjet e aktorit të famshëm pas zënkës me ish-gruan

Aktori i njohur Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan e tij, Amber Heard, se gjatë një konflikti ajo i ka vendosur mbi faqe një cigare të ndezur. Gjithashtu, Amber e ka qëlluar atë me një shishe, e cila i ka lënduar gishtin. Në foton që po qarkullon në rrjet, Depp shfaqet i larë në gjak pas sherrit me ish-bashkëshorten në vitin 2015. Kjo është hera e parë që kjo foto publikohet, 4 vite pas sherrit të bujshëm. Nëpërmjet kësaj fotoje, mësohet vërtetësia e akuzave të aktorit, i cili mesa duket ka qenë i pafajshëm dhe artikulli i vitit 2018 për të, ku cilësohej si ‘dhunues femrash’, është i pavërtetë. Ngjarja e rëndë mes çiftit ndodhi në Australi dhe zënka nisi në momentin kur Amber dëgjoi aktorin të fliste me avokatët e tij për një marrëveshje pas-martesore. The post I gjakosur, publikohen pamjet e aktorit të famshëm pas zënkës me ish-gruan appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

E thirrën në dasmë për të kënduar, nusja ‘ngacmon’ këngëtarin e njohur shqiptar

Ky është sezoni i martesave dhe të shumtë janë këngëtarët të cilët angazhohen në dasma të ndryshme, për të performuar në ditën më të veçantë të çifteve. Këngëtari i njohur Erik Lloshi, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Trokit”, ka treguar për publikun eksperienca personale nga dasmat në të cilat ka performuar gjatë verës. “Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat.”- ka thënë Loshi. The post E thirrën në dasmë për të kënduar, nusja ‘ngacmon’ këngëtarin e njohur shqiptar appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Postoi foto nga kisha, fansat i kthehen Oriolës: Lejohet të hysh me atë lloj bluze?

Modeles shqiptare, Oriola Marashit, ia ‘thyen’ Instagramin dhe i postuan disa statuse me fjalor të papërshtatshëm, ku shkruanin se ajo pranonte oferta serioze. Ajo ka reaguar pasi rikthej rrjetin e saj social ‘Instagram’. “Oriola nuk ben seks me leke. Oriola nuk pret oferta. Oriola nuk ka dale nga binaret. Perkundrazi, jam shume e shendetshme menderisht. I vetmi njeri ketu qe ka probleme mendore eshte personi qe me ka hackuar Instagramin (te cilin une do ta ekspozoj shume shpejt), dhe “gazetaret” qe guxojne shkruajne lajme me tituj te tille vetem per clickbait pa menduar qe une kam ndjenja dhe kam edhe familje, dhe fjalet nuk te vrasin por te lendojne. Kete moment (reagimin tim) duhet te kishit pritur per lajm, jo absurditetet qe shkruan qe me ka hackuar instagramin. Se nuk thone kot: Mund te largosh djalin nga fshati por jo fshatin nga djali.”- ka përfunduar ajo”, ka shkruar ajo. Oriola arriti ta merrte sërish Instagramin dhe postoi një foto nga kisha të cilën e kishte realizuar pa..

Read More »

Përleshje në koncert, Alban Skenderaj ndërpret performancën

Alban Skenderaj ka qenë i ftuar special në “Beer Fest” që organizohet në Prishtinë. Ndonëse Albani në koncertet e tij karakterizohet për një publik të zjarrtë që këndon së bashku me të, performanca në Prishtinë nuk ka qenë e tillë. Teksa ishte duke performuar një nga këngët e tij, Albani është detyruar ta lërë atë në mes. Kjo pasi disa të rinj kanë nisur të përleshen në mes të koncetrit dhe Albanit nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë. Në videon e publikuar nga “Telegraf” dëgjohet zëri i këngëtarit, i cili ju kërkon të ndalojnë. Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 22:30 ka përfshirë të rinjtë e acaruar, të cilët nuk kanë ngurruar as të godasin njëri-tjetrin me tavolinat provizore. Mësohet se lidhur me këtë rast policia ka arrestuar 6 persona të përfshirë në ngjarje. The post Përleshje në koncert, Alban Skenderaj ndërpret performancën appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Dj Snake i shkruan modeles shqiptare

Keisi Medini tashmë është shumë e njohur për publikun shqiptar, ajo është vajza e këngëtarit Sabianit. Keisi tashmë është këngëtare dhe modele që numëron mijëra fansa në Instagram. Me fotot që Keisi poston tërheq edhe vëmendjen e Dj me famë botërore që ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës, Dj Snake. Dj Snake i ka dërguar Keisit fillimisht dy duar në shenjë falenderimi dhe më pas bukuroshja ka treguar për “Xing.al” edhe mesazhet e tjera nga Dj i njohur. “Si po ja kalon dashuri?”, i ka shkruar Dj Snake Keisit. The post Dj Snake i shkruan modeles shqiptare appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Zbulohet sa paguhet Kylie Jenner për një postim, shifra është marramendëse

Tashmë që Instagrami ka futur risinë ku nuk do mundet më të shfaqet numri i pëlqimeve në foto, influencuesit kudo në botë po shfaqin shqetësimet e tyre pasi mund të humbin pafund para. Sponsporizimet e markave ishin kthyer në një mënyrë jetese për ta. Ndërkohë i vetmi person që nuk e vret mendjen për ndryshimin (dhe me të drejtë) është Kylie Jenner. Sipas listës vjetore të “Hopper HQ” ku tregohen yjet e Instagramit që po bëjnë më shumë para, zbulohet edhe shifra e pagesës së Kylie Jenner. Për VETËM NJË postim, Kylie paguhet 1.2 milionë dollarë. Ndërkohë më poshtë në listë vjen Ariana Grande, që paguhet 996 mijë dollarë për një postim. Ndërkohë Kim Kardashian- 910 mijë dollarë. The post Zbulohet sa paguhet Kylie Jenner për një postim, shifra është marramendëse appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

“Zemër” e Dhuratës thyen rekord, për tre muaj kap 200 milionë

Projekti i fundit i Dhurata Dorës është shenduar menjëherë në një hit, kënga është dëgjuar edhe jashtë vendit. Falë bashkëpunimit me Soolking, kënga ka prekur dhe audiencën Franceze, duke qenë ndër këngët më të dëgjuar në “Spotiffy” në Francë. Përveç Francës kënga është dëgjuar edhe në vende të tjera e sidomos në Algjeri, në vendin prej nga e ka prejardhjen Soolking. Suksesin e madhë të këngës e konfirmojnë edhe shikimet në “Youtube”. Zemër për tre muaj ka arritur 200 milionë klikime, duke u bërë ndër këngët më të dëgjuara shqiptare në “Youtube”. Kënga vazhdon të dëgjohet shumë dhe të jetë aktuale, gjë që len te kuptohet që kënga do të kapë dhe miliona shikime në vazhdim. The post “Zemër” e Dhuratës thyen rekord, për tre muaj kap 200 milionë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

P Diddy në një mardhënie me ish të dashuren e djalit

Prej kohësh në media ka bërë bujë një lajm ku thuhet se reperi i njohur botëror P Diddy është në një marrëdhënie me ish të dashurën e djalit të tij. Mediat e huaja raportojnë se pas ndarjes së Lori Harvey nga i biri i reperit, Diddy është ‘hedhur’ në aksion për të mos humbur mundësinë. Ata janë parë shumë shpesh së bashku duke mbështetur njëri-tjetrin në çështjet profesionale dhe një foto e kapur mat ditën e mërkurë i ka nxjerrë sheshit të gjitha dyshimet. Lori dhe Diddy janë fotografuar të dy mbrëmjen e së mërkurës në Soho teksa shfaqeshin të veshur njësoj. Kjo histori ka ngjallur shumë komente në media dhe njerëzit kanë nisur të tallen. Dikush shprehet se Lori la Justin si të dashur për t’u bërë njerka e tij. Kujtojmë se Diddy është baba i tre fëmijëve dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë në janar të këtij viti. The post P Diddy në një mardhënie me ish të dashuren e djalit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Jordyn Woods kapet mat sërish me ish të dashurin e Khloe Kardashian

Jordyn Woods po habit gjithmonë e më shumë me veprimet e saj pas skandalit të tradhtisë së Tristan Thompson. Pas skandalit me Tristan, ajo menjëherë shkëputi të gjitha marrëdhëniet me familjen Kardashian. Së fundmi ajo është parë në një lokal nate me ish të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden. Në një video të publikuar së fundmi nga “TMZ” shihet se dyshja ka qenë shumë pranë njëri-tjetrit dhe kërcimi i Jordyn ka rënë shumë në sy. Ajo i ka dhuruar James një kërcim provokues dhe pas përfundimit të festës janë larguar së bashku, sipas TMZ. The post Jordyn Woods kapet mat sërish me ish të dashurin e Khloe Kardashian appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Për herë të parë del para mediave, njihuni me vajzën ‘sekrete’ të Vladimir Putin

Ajo ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes së medias sepse numri një i Rusisë e ka shndërruar në mision që t’i mbajë fëmijët e tij jashtë syrit të publikut. Maria Vorontsova, vajza “sekrete” e presidentit rus Vladimir Putin ka bërë një dalje të rrallë publike, ndërsa prezantoi një sipërmarrje të re mjekësore që synon shërimin e kancerit. 33-vjeçarja zbuloi se është bashkëpronare e firmës gjigante të kujdesit shëndetësor ‘dhe se fokusi i saj kryesor është hulumtimi i metodave moderne të trajtimit të kancerit. Ajo u shfaq në televizionin shtetëror të Rusisë për të folur edhe për hapat e saj të para në rrugën e biznesit. Putin është i prerë kur vjen puna për daljet në media të dy vajzave të tij të rritura Maria dhe Katerina. Ato kanë ardhur në jetë nga martesa 30-vjeçare e politikanit rus me Lyudmila Shkrebneva, me të cilën u divorcua në vitin 2013. 33-vjeçarja mendohet se është e martuar me biznesmenin holandez Jorrit Faassen dhe thonë se kanë një fëmijë bashkë. Në Rusi thuhet se ajo ..

Read More »

Ishte i dashuri i saj i parë, Roza Lati tregon për herë të parë si u njoh me Stinen

Historia e dashurisë së Roza Latit me Stinen ka qenë e komentuar në media prej vitesh dhe sot e kësaj dite ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Gjatë emisionit të saj “Bukë me vete”, Roza Lati zbuloi për herë të parë si është njohur me Stinen. Moderatorja kishte të ftuar Don Phenomin i cili e pyeti si është njohur me të dashurin e saj të parë. “Ai ishte për të kënduar në një lokal..”, e nisi Roza ndërsa Don Phenom u habit që moderatorja ka pasur të dashur këngëtar pasi siç duket nuk është në dijeni për historinë e Rozës dhe Stines. “Pse je marr me këngëtar ti?”, e pyeti i habitur Don Phenom ndërsa Roza qeshi dhe vazhdoi historinë: “Ai po këndonte, unë isha vajza më e shkurtër e lokalit se të tjerat ishin misse. Ky djali kur po këndonte më drejtohej mua. Mua nuk më besohej që e kishte me mua, por do ti me mua re kishe. E pati me mua nja 3 vjet”, tregoi Roza. The post Ishte i dashuri i saj i parë, Roza Lati tregon për herë të parë si u njoh me Stinen appeared first on Gazet..

Read More »

“Më bombë se gjylja” – Rashel Kolaneci pozon me bikini

Ajo është një ndër prezantueset më të bukura të shouve televizive shqiptare. Bëhet fjalë për Rashel Kolanecin, e cila njihet edhe si ndër kikboksieret më të mira të vendit tonë. Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria sidomos kohët e fundit prej pushimeve verore. Së fundi, zeshkania ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet mjaft seksi dhe joshëse e veshur në bikini. “Më bombë se gjylja”, ka shkruar ndër të tjerash ajo përkrah fotos teksa merr poza provokuese. Ndryshe, Kolanecin do ta shohim gjatë muajve në vijim sërish në emisione të ndryshme të ekraneve tona televizive. View this post on Instagram more bomb than bombshell A post shared by Raimus (@rashelkolaneci) on Jul 25, 2019 at 10:12am PDT The post “Më bombë se gjylja” – Rashel Kolaneci pozon me bikini appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Vesa Luma merr guximin dhe pozon pa grim – kështu duket

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Vesa Luma, është mjaft e pëlqyer nga publiku. Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndërkohë që në Instagram numëron mijëra fansa. 33-vjeçarja nuk heziton që me ndjekësit e saj të ndajë imazhe dhe video të llojllojshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria. Meqë të shumtën e rasteve i shohim të grimosura, Vesa ka vendosur që këtë herë të tregojë pamjen e saj natyrale. “Vetëm katër orë pa gjumë, por nuk më intereson”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazhit. Gjithashtu, këngëtarja Luma tash e sa kohë jeton në Zelandën e re me partnerin e saj, Big Bastën, me të cilin është e martuar prej vitesh dhe ka një djalë. Këtë kohë, ajo ka qëndruar në trojet shqiptare, gjersa është kthyer edhe me projekte muzikore. The post Vesa Luma merr guximin dhe pozon pa grim – kështu duket appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »