ShowBiz

Zbulohet data e publikimit të projektit të Loredanës me Mozzik

Projektet e tyre rezultojnë suksese të mëdha, e kjo në bazë të klikimeve që numërojnë në platformat e shumta muzikore, përfshirë edhe YouTube. Çifti i popullarizuar, Mozzik dhe Loredana, pas dy bashkëpunimeve të shumë pëlqyera që kanë sjell, duket se po vijnë sërish me këngë të re. Ky paralajmërim është bërë nga vet reperi ferizajas, teksa ka ndarë me ndjekësit një postim pranë Loredanës. View this post on Instagram 1 GUSHT ! Loredana ft. Mozzik – Eiskalt @loredana @miksu @macloud A post shared by MOZZIK (@mozzik) on Jul 29, 2019 at 6:35am PDT The post Zbulohet data e publikimit të projektit të Loredanës me Mozzik appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Shuma marramendëse e hotelit ku po qëndron Luana Vjollca

Luana Vjollca gjendet për pushime në Monte Carlo. Ajo i ka ‘shpërblyer’ fansat me fotografi atraktive. Në një nga fotografitë, moderatorja etiketoi edhe hotelin luksoz ku po qëndron, por nuk zbuloi se kush po e shoqëron. Një natë qëndrimi në hotelin “Hôtel de Paris Monte-Carlo” sipas “intv.al” kushton hiç më pak se 710 dollarë. The post Shuma marramendëse e hotelit ku po qëndron Luana Vjollca appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Yjet televizive që kanë dështuar me përdorimin e photoshop-it

Rrallëherë mund ta shihni ndonjë të famshëm të mos duket perfekte në fotografitë që publikon në rrjete sociale, shkruan DailyMail. Por në përpjekje për tu paraqitur sa më perfekte yjet nga e gjithë bota lëshojnë gafa të mëdha gjatë përdorimit të ‘Photoshop’, dhe dështimet e tyre bëhen objekt humori tek publiku. Në imazhet e mëposhtme mund t’i gjeni gabimet në ‘Photoshop’ që bëhen nga modelet e deri tek këngëtaret më me famë në botë. Kylie Jenner Ines Basic Beyonce Lindsey Lohan The post Yjet televizive që kanë dështuar me përdorimin e photoshop-it appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Rrëfehet pornostarja: Si reagoi babai kur i thashë se çfarë bëja

Një nga yjet më të njohura të industrisë së pornos ka zbuluar se si kanë reaguar prindërit e saj kur ajo u ka thënë se çfarë punë bën. “E patën të vështirë ta pranonin. Nuk më braktisën, por ishin shumë të shqetësuar për faktin se xhiroja filma për të rritur”, tha Angela White. Çuditërisht, 33-vjeçarja deklaron se babai i saj ishte më i butë sesa nëna kur mori vesh se si e fitonte bukën e gojës vajza. “Kur ia thashë babit, nuk reagoi shumë. Ndoshta e dinte se nuk mund të më ndalonte dhe kuptoi që reagimi i ashpër dhe negativ nuk do të kishte dobi. Ndoshta e kishte kuptuar më parë se me çfarë merresha”, u shpreh Angela. The post Rrëfehet pornostarja: Si reagoi babai kur i thashë se çfarë bëja appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Brenda shtëpisë luksoze të Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo është gati të bëhet fqinjë me yllin e UFC-së, Conor McGregor, pasi vuri në dukje një vilë pushimi prej 1.4 milion eurosh në Spanjë. Legjenda portugeze e futbollit, e cila aktualisht luan për Juventusin, ka blerë një vilë luksoze në Marbella me katër dhoma gjumi për t’ia shtuar perandorisë së tij prej 29 milionë eurove. Futbollisti 34-vjeçar, i cili llogaritet se ka një pasuri prej 401 milionë eurove dhe nënshkroi kontratë me Nike në vitin 2016 me vlerë 880 milionë eurove, është i famshëm për shpenzimet ekstravagante. Vila ka pamje drejt Mesdheut dhe ka një fushë golfi dhe ka palestër private, kinema dhe pishina “pafundësisht”. McGregor do të mirëpresë ardhjen e Ronaldos, dyshja që kanë stërvitur së bashku në të kaluarën dhe janë miq të mirë. Ndryshe, sulmuesi edhe në sezonin e ri futbollistik do ta shohim në fanellat e bardhezinjve italian. The post Brenda shtëpisë luksoze të Cristiano Ronaldos appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Ana Kabashi e tepron me vallëzim seksual në koncert

Njëra ndër këngëtaret më atraktive të estradës shqiptare nuk ka dyshim se është edhe Ana Kabashi. Bukuroshja, e cila më së shumti përflitet për linjat trupore, po vazhdon të jetë e angazhuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. Zeshkania së fundmi ka performuar në Prizren, ndërsa nuk i ka kursyer fotografitë dhe videot provokuese. Një të tillë, e ka postuar në llogarinë e saj personale, Instagram, ku në plan të parë edhe këtë herë ka vënë figurën e saj trupore. Në ndërkohë, nuk kanë munguar as pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat e saj. Sa i përket projekteve muzikore, kënga e fundit që ka lansuar titullohet “Papa” në bashkëpunim me motrën e saj, Artën dhe Beraton. Gjithashtu, Ana është duke punuar në projekte të reja, që pritet t’i sjellë në ditët në vijim. View this post on Instagram Mood #stagelife #tourlife #summermood @arbnoraliuofficial A post shared by ANA KABASHI (@annakabashi) on Jul 28, 2019 at 7:39am PDT The post Ana Kabashi e tepro..

Read More »

Këngëtarët bullgarë vjedhin këngën e Noizy-t me Varrosin

Në vitin 2018 dy reperët e njohur shqiptarë, Noizy dhe Varrosi sollën për publikun këngën “Meksikana”. Kënga e tyre u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe mesa duket ju ka bërë përshtypje edhe disa artistëve të huaj. Varrosi ka publikuar në Instastory një foto ku tregon se disa këngëtarë bullgarë janë inspiruar nga kënga “Meksikana” dhe kanë publikuar një version tjetër të saj. Artistëst bullgarë Slavi Trifonov, KU-KU Band dhe Gamma kanë realizuar këngën e tyre me po të njëjtin ritëm si ajo e Noizyt dhe Varrosit. Kënga e bullgarëve është publikuar rreth 1 muaj më parë dhe ajo ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Ata nuk kanë ngurruar t’ju vënë në dukje artistëve faktin se kënga është e vjedhur. The post Këngëtarët bullgarë vjedhin këngën e Noizy-t me Varrosin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Dua Lipa bëhet “boksere” (FOTO)

Dua Lipa adhurohet nga miliona njerëz për zërin dhe projektet që sjellë, e si shpërblim për këtë këngëtarja shqiptare e njohur botërisht është mjaft aktive në rrjetet sociale duke ndarë pjesë nga përditshmëria e saj me fansat. Në postimin e bërë në Instastory këngëtarja shihet se ka filluar javën në mënyrë të shëndetshme, Dua po e praktikon sportin e boksit. The post Dua Lipa bëhet “boksere” (FOTO) appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Aktorja e “La Casa de Papel”, thotë se do t’i pëlqente të quhet si ky kryeqytet shqiptar

Seriali i famshëm “La Casa de Papel”, i cili është shndërruar tashmë ndër më të ndjekurit dhe të komentuarit në botë, ka të veçantë emrat e personazheve grabitës, që janë konkretisht ato të kryeqyteteve më të njohura të botës. E megjithatë, Alba Flores, aktorja që luan rolin e Nairobisë (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), ka pohuar se do të pëlqente që personazhi i saj të kishte si emër atë të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Përgjigja e saj, sikurse mund të shihet në videon e mëposhtme, ka marrë edhe aprovimin e aktorëve të tjerë të serialit. Risjellim në vëmendje se seriali “La Casa de Papel, të cilit i është publikuar tashmë edhe sezoni i tretë, ka një numër të konsiderueshëm shikuesish në Shqipëri dhe në Kosovë. The post Aktorja e “La Casa de Papel”, thotë se do t’i pëlqente të quhet si ky kryeqytet shqiptar appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Nita Latifi sjell versionin akustik të këngës “Malena”

Para tre javëve solli këngën më të re para fansave dhe është pritur shumë mirë prej fansave. “Juliana” titullohet kënga e fundit e Nita Latifit, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft të veçantë. Por, këngëtarja pos këngës së fundit është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme. Ajo së fundi ka sjell një version akustik të një prej hiteve verore, “Malena”, të cilën e kanë publikuar kohë më parë Majku dhe Geti. “Versioni akustik i një prej këngëve favorit këtë verë – Malena. Shijoni këngën dhe pamjen”, ka shkruar ndër të tjerash Nita në llogarinë personale në Instagram. Ndryshe, Latifi është duke punuar në video projekte të reja si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore. /Telegrafi/ View this post on Instagram Verzioni akustik i njo prej kangeve favorit kete vere- Malena. Enjoy the song and the view @majkaveli @ghettogeasy #livemusic #acoustic #cover A post shared by Nita Latifi (@nitalatifii) on Jul 29, 2019 at 10:40am PDT The post N..

Read More »

Modelja amerikane tregon cili është mashkulli ideal

Modelja e Playboy, Amanda Cerny, njihet si një ndër modelet më atraktive në botë.Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për jetën personale të saj.Ajo ka treguar se çfarë i pëlqen tek një mashkull teksa ka zbuluar se është beqare. “Më pëlqejnë djemë që dinë të vishen”, ka thënë ajo.“Leonardo DiCaprio vishet me kostum komplet dhe i rregullon flokët shumë mirë. Kështu ai dukej shumë i pashëm dhe besoj që nuk ka asnjë vajzë që mund të i rezistoj”, ka thënë Cerny. Tutje ajo ka treguar edhe që nuk i pëlqejnë djemtë që turpërohen për faktin se ajo është supermodele. Por në të njetjën kohë ata duhet të kenë vetëbesim të mjaftueshëm dhe të mos jenë shum të emocionuar kur e takojnë atë. The post Modelja amerikane tregon cili është mashkulli ideal appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Fansja bën ‘twerk’ në koncertin e Ledri Vulës

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ledri Vula, edhe këtë verë është mjaft i kërkuar nga publiku. Ai po vazhdon të jetë tejet aktiv në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme përreth trojeve shqiptare. I njëjti dje (e diel), po ashtu ka mbajtur një koncert, teksa gjatë performancës së një prej projekteve të tij të fundit “Kiss Kiss”, shihet një fanse duke bërë ‘twerk’. Videoja është publikuar në Instagram nga vet reperi, ndërsa nuk munguan pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Ledri përballet me gjëra të tilla, pasi muaj më parë një fanse ia hodhi sutjenat në skenë. Përndryshe, reperi Vula është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “MEM”, ku në YouTube për pak javë ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve. The post Fansja bën ‘twerk’ në koncertin e Ledri Vulës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Melinda pozon e zhveshur me gisht në gojë

Krahas të qenit një këngëtare e suksesshme, Melinda Ademi arrin të tërheqë vëmendje edhe me dukjen e saj atraktive. Reperja e popullarizuar është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku ndan imazhe të ndryshme për fansat e saj të shumtë. Gjatë të dielës, ajo i ka publikuar disa imazhe nga seti fotografik që ka bërë me Arban Osmanin dhe duket për mrekulli. View this post on Instagram a little taste of paradise on my day off custom bikini: @walonefashiongroup : @arbanosmani_photographer A post shared by MELINDA (@melindaademi) on Jul 28, 2019 at 8:42am PDT Melinda ka pozuar me bikini dhe vjen shumë tërheqëse, ndërsa ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj. “Një shije e vogël e Parajsës në një ditë pushimi”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në Instagram. /Telegrafi The post Melinda pozon e zhveshur me gisht në gojë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »

Tayna komenton në videon ku fansja e Ledrit bëri ‘twerk’

Ledri Vula ka publikuar në Instagram një video ku shihet një fanse e tij duke kërcyer twerk. Ndërkaq përveç komenteve të shumta për vallëzimin e fanses, bie në sy edhe një koment nga reperja Tayna. “Lyju me kos se koke djeg”, i ka komentuar Tayna Ledrit, ndërkaq reperi ia ka kthyer “Jom kuq pi marres”. Tayna dhe Ledri përveç shoqërisë kanë edhe një këngë së bashku. “A je” titullohet kënga e dyshes e cila ka marrë afro 25 milion klikime në Youtube. The post Tayna komenton në videon ku fansja e Ledrit bëri ‘twerk’ appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Read More »