Sport

Rio dhe Kate martohen në fundjavë, zbulohet hoteli luksoz (FOTO)

Pas dy viteve lidhjes, ish-futbollisti i Manchester United, Rio Ferdinand, dhe Kate Wright kanë vendosur të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre. DailyMail ka zbuluar së çifti do ta zhvillojë dasmën e tyre në Turqi, ku kanë zgjedhur hotelin luksoz “D Maris Bay”. Në këtë hotel, dhoma kushton për një natë nga 370 euro deri në 5900 euro. Edhe pse martesa është në prag, janë zbuluar shumë pak detaje. MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e çiftit, hotelin, por të gjitha palët kanë qenë të rezervuara. Megjithatë, sipas një burimi të “The Sun”, familja dhe të afërmit e çiftit janë zhvendosur tashmë në Turqi. Rio dhe Kate e nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2017, ndërsa ata njoftuan fejesën e tyre nëntorin e kaluar pas një udhëtimi në Abu Dhabi. Ish-futbollisti i Manchester United është baba i tre fëmijëve me bashkëshorten e tij të parë, Rebeça Ellison, e cila u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare nga kanceri i gjirit.

Read More »

“Tersi” prej shtyllave, por Liverpool në fund merr tre pikë (VIDEO)

Java e shtatë e Premier League nisi me transfertën e Liverpool në fushën e Sheffield United. Skuadra e Jurgen Klopp hasi vështirësi në fushën e Sheffield, por në fund doli me tre pikë, falë golit të shënuar nga Wijnaldum në minutën e 70-të. Futbollisti i “The Rends”, gjuajti një top të fortë, duke e kaluar posht këmbëve të portierit vendas dhe drejt e në rrjetë. Mjaftoi goli i Wijnaldum, dhe Liverpool ruan rekordin e rezultateve pozitive në Premier League, me 7 ndeshje vetëm fitore, pa humbje dhe barazime. Tre pikët e së shtunës e mbajnë Liverpool udhëheqës të Premier League me 21 pikë, 8 më shumë se Manchester City, që do të luajë ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit mbrëmjen e të shtunës. Sa i përket ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp pati disa raste të tjera për të shënuar, me një shtyllë të Mane dhe tentativave të tjera, të cilat nuk shkuan në rrjetë.

Read More »

VIDEO/ Nuk ka fuqi të mbarojë garën, e ndihmon kundërshtari

Kampionati botëror i Atletikës ka shënuan edhe raste ekstreme, që po bëjnë xhiron e rrjetit. Kështu është edhe një video, në të cilën tregohet se një atlet e kanë lënë fuqitë dhe kundërshtari e merr për krahu që të mbarojë garën. Një atlet nga Aruba e pa veten të pafuqishëm për të përfunduar garën e 5000 metrave, kur kishin mbetur vetëm edhe pak metra nga vija e finishit. Por, kundërshtari i tij e ndihmoi që ai të përfundonte garën e vlefshme për Botërorin e Atletikës që po zhvillohet në Doha të Katarit. Imazhet emocionuese po bëjnë xhiron e botës. https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2019/09/Mondiali_Doha_20190927193034_800k.mp4

Read More »

Mos humbisni ndeshjet e sotme të futbollit, me spektakël dhe emocion

Në La Liga, Barcelona do të përballet në transfertë me Getafen. Këta të fundit kanë regjistruar vetëm 1 humbje, 4 barazime dhe 1 fitore. Ky sezon në fakt për katalanasit ndeshjet në transfertë nuk kanë mundur të marrin maksimumin. 2 humbje dhe 1 barazim në ndeshjet jashtë dhe rreziku për tu ndalur sërish duke parë këtë bilanc është sërish prezent, aq më tepër për faktin se Getafe edhe pse nuk fiton të paktën arrin të evitojë humbjen. Ndaj ekipi i Valverdes duhet të bëjë shumë kujdes nëse nuk dëshiron të ketë një tjetër hap fals në kampionat. Bundesliga gjermane vjen me 2 dy takime në ekranin e Supersport përmes kanalit Europsort 2. Bayern Munich do të udhëtojë në transfertën kuindër Paderbornit, ndërsa Borussia Dortmund do të presë në shtëpi Ëerder Bremen. Ndërkohë PSG pas diasftës në ndeshjen e fundit të kampionatit, synon të rikthehet tek suksesi dhe një gjë të tillë do t’i duhet t’a realizojë në transfertën ndaj Bordeaux. Eredivise, vjen me takimin Ajax-Groningen. Klubi nga Amste..

Read More »

Rrahmani vijon të spikasë, hyn në formacionin e javës në Serinë A

Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive me Veronën, që barazoi 0-0 në shtëpi me Udinesen. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës tregoi personalitet në fushën e blertë, duke rezultuar në disa raste vendimtar për skuadrën e tij. Specialistët e futbollit italian e kanë përzgjedhur 25-vjeçarin në formacionin e javës, përkrah emrave të tillë si de Vrij, Dalbert e Izzo. Rrahmani, i blerë gjatë merkatos së verës nga Verona e ka nisur sezonin si titullar i padiskutueshëm, duke luajtur në të 5 takimet e para të Serisë A.

Read More »

Alice Bertoletti, tifozja seksi e Fiorentinës (FOTO)

Alice Bertoletti, është një modele superseksi nga Firence që ka në zemër skuadrën e Fiorentinës dhe këtë e tregoi edhe në programin televiziv “Ciao Darwin” kur mori pjesë si rivale e Juventusit në puntatën e skuadrave të tjera kundër bardhezinjëve. Megjithatë në Instagram Alice është në zemrat e tifozëve të të gjitha skuadrave të Serie A me tatuazhet, linjat e saja seksi dhe format trupore që të lënë pa fjalë.

Read More »

E pabesueshme/ Lorik Cana na prezanton me nënën e tij super yll (Foto)

Së shpejti Lorik Cana do të bëhet baba për herë të dytë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare e ka dhënë lajmin e ëmbël nëpërmjet rrjeteve sociale. Por së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka prezantuar nënën e tij. Në foton e postuar, në dallim nga herët e tjera, Cana ka vendosur që të bllokojë të gjitha komentet e fansave. Nuk dihet pse ai ka marrë këtë vendim.

Read More »

“Kam vuajtur më shumë me Dibala”, rrëfimi special i mbrojtësit shqiptar që luan me Veronën (FOTO)

Marash Kumbulla përveçse mbrojtësi më i ri i Serisë A që luan si titullar, po regjistron edhe një ecuri të mirë te Verona. Pesë pikët e verdhebluve në renditje janë pa dyshim meritë e ekipit, ku përveç Amir Rrahmanit, po spikat edhe Marash Kumbulla. Në klub të gjithë flisnin mirë për mbrojtësin shqiptar dhe ai ia shpërbleu besimin në rastin më të parë. Dy humbjet në kampionat (ndaj Milanit dhe Juventusit), për nga mënyra se si erdhën, nuk kanë ndikuar në vlerësimet për Kumbullën, gjithnjë mes më të mirëve në fushë për ekipin e tij. Lidhur me përvojën në Serinë A, djaloshi me origjinë nga Shkodra, ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, duke deklaruar: “Kur shoh imazhet në televizor dhe shikoj veten në Serinë A, kam një ndjesi të çuditshme. Nuk jam mësuar ende dhe emocionet vijojnë të jenë të mëdha. Ndihem shumë krenar që edhe pse 19 vjeç po luaj për Veronën në Serinë A. Aventura ime ka nisur pikërisht në këtë klub kur isha 8 vjeç. I kujtoj ende provimet e para dhe të kalos..

Read More »

Derbi Tirana-Partizani/ Shiten biletat, ja sa lekë fitojnë ekipet (FOTO)

Tirana dhe Partizani do të kenë përballjen e tyre të parë për këtë sezon. Në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit. Klubi bardheblu me anë të një postimi në “Facebook”, dje ka informuar tifozët për çmimin e biletave. Ajo që bie në sy, është se bileta më e lirë kushton 400 lekë, ndërsa më e shtrenjta 3000 lekë. Biletat kanë nisur të shiten nga dje deri të dielën në orën 19:00, pranë biletarisë së stadiumit. Ndërkaq, interesimi për biletat është shumë i madh dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur. Nëse klubet shesin të gjitha biletat, do të grumbullohen 56 milionë lekë të vjetër. Një shumë fantastike për një ndeshje të futbollit shqiptar.

Read More »

Messi luan “pa top”, shpërblen ekipin me një darkë në Barcelonë

Skuadra e Barcelonës është takuar për një darkë mbrëmjen e së mërkurës me shpresën për të ribashkuar grupin dhe diskutuar problemet që kanë hasur këtë fillim sezoni. Darka e mbajtur në hotelin “Sir Victor” në Barcelonë, e organizuar nga kapiteni Lionel Mesi, kishte prezent veç futbollistëve edhe trajnerin Valverde. Kapiteni argjentinas ishte i pari që mbërriti, ndërsa një prezencë surprizë ishte edhe ajo e pilotit të Moto GP Mark Markez. Antuan Grizman mbërriti i shoqëruar nga Samuel Umtiti, ndërsa Xherard Pike shoqërohej nga MarkAndre Ter Shtegen. Katalanasit do të jenë pa shërbimet e Mesit kundër Getafes. Sulmuesi është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Interit në Champions në mesjavë dhe Sevijes në La Liga.

Read More »

Pritja merr fund, mbrojtësi i Ugandës mbërrin në Shkodër

Ndonëse është federuar në ditët e fundit të merkatos dhe është prezantuar nga drejtuesit si një afrim për sezonin e ri, mbrojtësi nga Uganda Godfrey Walusimbi ka mbërritur vetëm ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. 30-vjeçari ka vuajtur kohëzgjatjen e procedurave të pajisjes me vizë për të mbërritur në vendin tonë, por nga sot është në Shkodër dhe në dispozicion të trajnerit Mirsad Jonuz, që fillimisht duhet të testojë gjendjen e tij fizike. Walusimbi luan si mbrojtës i majtë dhe ka një eksperiencë shumë të madhe edhe me kombëtaren e Ugandës, fanellën e të cilës e ka veshur për plot 97 ndeshje, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Kaizer Chef në Afrikën e Jugut.

Read More »

Po jeton “jetën e dytë”, humb 57 kg në 11 muaj (FOTO)

Jelena Dokic, një ish-teniste 35-vjeçare (ajo ka qenë numri 4 në botë në vitin 2002) ka humbur 57 kilogramë në 11 muaj. Australiania, 1.75 metra e gjatë, ka peshuar mbi 120 kg por pas një diete të fortë dhe aktivitetit fizik ka arritur pa mbushur viti të peshojë rreth 65 kg. Jelena, e cila është edhe trajnere tenisi, komentatore dhe shkrimtare, ka pranuar se ka luftuar për 10 vjet për t’u shëruar nga depresioni. “Kam menduar disa herë t’i jap fund jetës sime dhe pothuajse kam kryer vetëvrasje pak më shumë se 10 vjet më parë.”

Read More »

Vodhi orën me vlerë 70 mijë euro të Dolberg, talenti i Nice rrezikon përjashtimin

Zbulohet hajduti që i vodhi orën me vlerë 70 mijë euro e futbollistit të Nices, Dolberg, i cili iu bashkua klubit francez për 20.5 milionë euro, që shkuan në arkat e Ajaxit të Amsterdamit. Autori i vjedhjes së orës në dhomat e zhveshjes, që shkaktoi zemërimin e 21-vjeçarit, është një futbollist premtues i Nices, 18-vjeçari Lamine Diaby-Fadiga. Dolberg, pasi vuri re mungesën e orës, nuk pranoi të stërvitej të nesërmen madje kërcënoi se nuk do të luante kundër Dijonit. Sidoqoftë, ai rezultoi të ishte pjesë e formacionit, duke luajtur dhe shënuar një gol në fitoren 2-1. Dolberg paraqiti një ankesë në polici dhe hajduti, siç njofton “L’Équipe”, do të marrë ndëshkimin e duhur për këtë veprim të shëmtuar. Diaby-Fadiga debutoi me 16 vjeç, 10 muaj e 18 ditë nën drejtimin e Lucien Favre dhe pati një vazhdimësi edhe me Patrick Vieiranë trajner. Ai ka luajtur në 7 ndeshje me ekipin e parë të Nices si dhe ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16, U-17 dhe U-18 të Francës. Lëndimi që pësoi në këmbë..

Read More »

FIFA në prag të skandalit për titullin “The Best” për Leonel Messin

Titulli “The Best” i akorduar Leo Messi-t nga FIFA, është përfshirë nga polemika të cilat mund të arrijnë deri në përmasat e skandalit. Trajneri i përfaqësues së Sudanit pretendon se vota e tij për pikët maksimale nuk ishte për argjentinasin, por për Mohamed Salah. Ai ka postuar gjithashtu një fotografi të fletës së tij të votimit ku duken emrat e finalistëve që ai ka votuar, por të shumta ishin komentet në rrjetet sociale të cilat tregonin se fotografia është e përpunuar dhe jo e vërtetë. Dyshimet shtohen edhe më shumë teksa Federata Egjiptiane e Futbollit, i ka dërguar një letër FIFA-s për marrë shpjegim përse votat e trajnerit dhe kapitenit të përfaqësueses nuk janë quajtur të vlefshme. Sipas trajnerit dhe kapitenit Elmohamadi procesi ishte i rregullt, dhe është e pakuptueshme se ku kanë përfunduar votat e tyre për Mohamed Salah.

Read More »