Sport

Ndeshja spektakolare/ Florian Marku “thyen” kundërshtarin çek në Londër (FOTO)

Boksieri shqiptar Florian Marku arriti të triumfojë në Londër. Ai mposhti me pikë rivalin e tij çek Miroslav Serban, në një ndeshje të zhvilluar në Londër. Në turneun e zhvilluar në kryeqytetin anglez, arena ishte e mbushur me shqiptarë ku nuk mungonin plisat e flamujt kuqezi. Marku dominoi të 6 raundet e takimit edhe pse nuk arriti ta rrëzonte kundërshtarin. Në fund, ai triumfoi me pikë 65 me 55 kundër boksierit çek.

Read More »

“Foleja” e re e kuqezinjve del në dritë, ja pamjet mahnitëse (FOTO)

“Arena Kombëtare” është drejt fundit. I cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një kryevepër, stadiumi më i ri shqiptar, pritet të jetë gati në muajin nëntor. Mbrëmjen e sotme është bërë prova e parë e ndriçimit të stadiumit të ri. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishaj ka publikuar foto nga impianti i ri i futbollit ku shihet sistemi i ndriçimit. Impianti i ndriçimit është vendosur përreth strehës së tribunave dhe në brendësi të tyre. Ai duhet të plotësojë standardet e licencimit të UEFA-s, me qëllim për të garantuar ndriçim të bollshëm për të transmetuar ndeshjet në cilësi maksimale, por edhe për të ofruar pamje sa më të mirë të tifozëve. Ndërkohë, fusha e blertë ka përfunduar së shtruari, ndërsa për një muaj ajo pritet të jetë gati për të zhvilluar një ndeshje testuese futbolli. Megjithatë, inaugurimi zyrtar i stadiumit do të bëhet në muajin nëntor, ndërsa ndeshja e fundit eliminatore ajo mes Shqipërisë dhe Francës, është parashikuar të jetë ndeshja e parë zyrtare ..

Read More »

Londra “vishet” kuqezi/ I pamposhturi Florian Marku sfidon çekun (FOTO)

I pamposhturi Florian Marku rikthehet mbrëmjen e së premtes në ring dhe kjo vlerësohet si ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij. Boksieri shqiptar do të ndeshet ndaj çekut Miroslav Serban në “York Hall” në Londër, e cila pritet të jetë e tejmbushur pasi biletat janë shitur ditë përpara. Ndeshja është parashikuar të nisë në orën 22:00. Kundërshtarit i Markut është 28 vjeç dhe në karrierën e tij në boks ka realizuar deri tani 14 ndeshje, nga të cilat ka arritur të fitojë 11. Në anën tjetër, Florian Marku, ka realizuar vetëm 3 ndeshje në boks pas sukseseve të mëparshme në kickbox, në të cilat nuk njeh humbje. Një ditë më parë, Marku u takua edhe me kampionin britanik të boksit Anthony Joshua, ndërsa në këtë duel të rëndësishëm pritet që ai të ndiqet nga afër edhe nga shumë shqiptar të njohur nëpër botë. “Edhe pse shumë mendojnë që nesër do jetë një natë e vështirë për mua…Unë do ju tregoj të gjithëve që jam tjetër nivel”, shkroi të enjten në “Instagram” Florian Marku./ a2cnn

Read More »

Si do të rreshtohen skuadrat në derbin e Milanos, Conte ul në stol Lautaron

Seria A nis që këtë të premte me sfidën Cagliari-Genoa, por kjo fundjavë në futbollit italian kulmon me derbin e Madonninas, Milan-Inter. Por si është gjendja e skuadrave në këtë moment dhe çfarë formacioni kanë projektuar trajnerët Giampaolo dhe Conte? Trajneri i kuqezinjve nuk do të ketë në dispozicion Calabrian, që është i pezulluar, ndaj me shumë mundësi në krahun e djathtë do të luajë Conti. Në të majtë është i konfirmuar Rodriguez, ndërsa në mesfushë, para mbrojtjes, Biglia është më i avantazhuar në raport me Bennacer. Në fazën sulmuese e kanë të sigurt vendin e titullarit Suso e Piatek, ndërsa për fanellën e tretë janë në garë Rebic (mbetet më i favorizuar, Paquetà dhe Leao. Nga ana tjetër, Conte pritet të bëjë ndryshime nga formacioni që dështoi të merrte fitoren ndaj Slavias së Pragës në Champions. Candreva ,i detyruar të largohej që në fillim të pjesës së dytë ndaj skuadrës çeke për arsye fizike, nëse do të jetë 100% gati për ta nisur titullar derbin, do të ulë në stol D’A..

Read More »

Portieri i gafave, tjetër “blof” në fushë me Beshiktashin (FOTO)

Ai quhet Loris Sven Karius dhe është një portier në futboll që më shumë sesa pritjet e tij është bërë i famshëm për gafat emblematike. Në çdo skuadër ku ka milituar ka lënë shenjë negative. Mbrojtësi ekstrem gjerman spikati sërish në aspektin negativ këtë javë, në ndeshjen e rëndësishme që skuadra e Beshiktash humbi ndaj Sllovan Bratislavës. Portieri ka një zakon të tmerrshëm që bën gabime të cilat vendosin ndeshjet në dëm të ekipeve ku luan. Dhe nuk ndodhi ndryshe as në Europa Ligë, me formacionin turk. Dalje katastrofike dhe goditje ndaj shokut të ekipit, koktejl amatorësh që solli dhe rrjetën e rivalëve. Loris Karius ishte në 2018, autor i një prove të tmerrshme në finalen që Liverpool humbi me Realin e Madridit. 26 vjeçari që është ende në kontratë me Reds, por i huazuar tek Beshiktash, dëmtoi sërish ekipin në Narodnny Stadion. Tifozët ishin thuajse njëzëri në kryqëzimin e portierit, duke renditur gafat e duke i bërë thirrje drejtuesve që të mos e mbajnë më në huazim, dhe të mos..

Read More »

Strakosha “ngel në klasë”, media italiane e masakron

Thomas Strakosha dhe Lacio kaluan një mbrëmje të errët në debutimin e këtij sezoni në grupet e Ligës së Europës. Si gjithmonë titullar, portieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë në humbjen me përmbysje 2-1 në transfertën rumune kundër CFR Cluj. Formacioni italian kaloi në epërsi me Bastos në minutën e 25-të. Por në fundin e pjesës së parë, të zotët e shtëpisë barazuan shifrat. Pa faj Strakosha, që nuk mund të bënte më shumë në goditjen e saktë të 11-metërshit nga ana e Deac. Kaq për pjesën e parë, ndërsa pushimi në dhomat e zhveshjes nuk i bën mirë Lacios dhe Strakoshës. Në fillim portieri shqiptar shpëtohet nga traversa, por në minutën e 75-të bën një dalje të gabuar, duke i dhuruar Omrani golin e fitores për CFR Cluj. Ky gabim I gardianit kuqezi ndikoi edhe në notën e tij të sigluar nga mediat italiane, më e ulëta sa i përket skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi. “Leiva i komplikon jetën. Diac e mund nga pika e penalltisë. E shpëton traversa, por sidoqoftë i fal O..

Read More »

Nga miliarderja Hillton te Kim Kardashian, kush janë femrat e nxehta që ka fjetur Ronaldo (Foto)

Cristiano Ronaldo tashmë është një njeri i përkushtuar ndaj fëmijëve të tij dhe të dashurës, Georgina Rodriguez. Ky ndryshim i papritur i tij i ka habitur të gjithë dhe duket se meritën për këtë e ka plotësisht Georgina. Para se të njihej me yllin, Ronaldo bënte një jetë gati të shthurur me femra plot dhe skandale të ndryshme seksuale. 34-vjeçari ka kaluar natën më shumë femra, por paparacët kanë arritur të zbulojnë vetëm disa prej tyre. Që nga Kim Kardashian te Paris Hillton, më poshtë po u tregojmë disa nga ish-femrat e yllit portugez.

Read More »

“Në Napoli nuk do e kenë të lehtë…”, Hysaj sfidon Salah dhe Liverpool (FOTO)

Champions League nis me një përballje mjaft të fortë për Napolin, që nesër pret në shtëpi Liverpulit, kampion Europe. Por, është mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ai i cili tregon në një intervistë për “AFP”, se të kuqtë e Klopit nuk do e kenë aspak të lehtë në “San Paolo”. “Edhe vjet, të gjithë prisnin që Liverpuli të fitonte grupin, por për fat të keq u eliminuam edhe pse meritonim të kalonim (Napoli u eliminua nga Liverpuli vetëm me numër golash). Luajtëm ndaj tyre dhe treguam se ishim një ekip i fortë. Është e qartë se do jetë një ndeshje e vështirë, si gjithë të tjerat. Duhet të japim maksimumin ndaj tyre” – thotë mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj që vijoj karrierën tek Napoli, pavarësisht zërave të merkatos për një lëvizje të tij. Hysaj shton se “duhet të jemi të qentë në fushë, dhe të bëjmë lojën tonë. Më pas, do shohim si shkojnë gjërat. Mendoj se për ne kryesore është loja që bëjmë. Duhet të kemi vazhdimësi, e të tregojmë se Napoli mund të konkurrojë me të gjithë skuadrat..

Read More »

Rikthehet McGregor, zbulon datën dhe vendin e ndeshjes së ardhshme

Nuk garon më në Ultimate Fighting Championship që prej nëntorit të 2018-ës, kur humbi përballë Khabib Nurmagomedov, por Connor McGregor ka njoftuar sot se është gati të kthehet në ring, madje duke zbuluar edhe datën dhe vendin e ndeshjes së radhës. Nëpërmjet një postimi në Twitter, McGregor ka shkruar “Dublin, 14 Dhjetor”, por ka ngurruar të zbulojë kundërshtarin, megjithatë mediat britanike pretendojnë se përballë irlandezit do të zbresë Gaethje, i cili ka shprehur më herët dëshirën për një përballje të tillë. Connor McGregor i ka lëshuar sfidën sërish edhe Nurmagomedov, madje këtë herë për një ndeshje në Moskë, por superpërballja mes tyre duket se është shtyrë për vitin 2020, pasi Khabib sapo ka kaluar një përballje të rëndësishme pak ditë më parë me Poire./ Supersport

Read More »

Xherdan Shaqiri, te Liverpool “ngroh stolin”, problematik edhe në kombëtaren e Zvicrës (FOTO)

I mënjanuar te Liverpool dhe i cilësuar problematik te Zvicra. Në harkun e pak muajve Xherdan Shaqiri po sheh ti rrëzohen dy ëndrrat më të mëdha në jetën profesionale, me komplikimet për të fituar besimin e trajnerit Jurgen Klop te kampionët e Europës, dhe me përplasjet dhe bojkotin te përfaqësuesja zvicerane. Xherdan Shaqiri që po konsiderohet shumë pak në minutazhin e rezervuar për formacionin te Reds, tani është në qendër të polemikave në kombëtaren helvetike, edhe pse ndeshjet e Shtatorit u mbyllën mirë. Mesfushori nga Gjilani nuk ishte pjesë e Kombëtares së Zvicrës në ndeshjet e fundit kundër Republikës së Irlandës dhe Gjibraltarit. Mesfushori i Liverpoolit kishte kërkuar që të mbetej jashtë duke e arsyetuar këtë me qëllimin për t’u fokusuar te klubi i tij anglez. Megjithatë, kjo çështje duket të jetë më serioze se sa mendohej. Portali zviceran “20 minuten” shkruan se trajneri Vladimir Petkoviç dhe drejtori i ri sportiv, Pierluigi Tami, kanë planifikuar një samit me Shaqirin kë..

Read More »

Vjen paqja, Leonardo: Neymar, pasuri e klubit

Leonardo dhe Neymar, drejt shtrëngimit të duarve për të harruar pas përplasjet e muajve të fundit. Drejtuesi i lartë i PSG, në një intervistë për RMC sport, la të kuptohet se është gati të hedhë pas krahëve gjithçka ka ndodhur. Ai e konsideron bashkëkombësin e tij pasuri të klubit. “Pas gjithçkaje ndodhi në të shkuarën, shkoi në Brazil dhe luajti një ndeshje të mirë. Pra, është kthyer në stërvitje dhe ka patur një sjellje të mirë. Luajti shumë mirë kundër Strasbourgut, duke hyrë në fushë pa brohoritjet e tifozëve. Më pas e mbylli me një gol spektakolar, i denjë për Hollivudin. Tani është te PSG dhe mendon për PSG. Nuk mund të themi se gjithçka shkoi siç e prisnim, as që gjithçka është zgjidhur, por po e tregon veten profesionist. Edhe në mënyrën e komunikimin, djali është treguar korrekt. Neymar është pasuri e skuadrës, nuk është djalë i keq.”, u shpreh ai. Por si duhet të mbyllet përfundimisht kjo çështje? Leonardo është i vendosur, ajo që ndodhi, ndodhi, nuk mund të kthesh kokën pa..

Read More »

Milan pranë “shpëtimit”, miliardieri interesohet për ta blerë

Sipas gazetës “Il Messaggero”, me bazë në Romë, një nga njerëzit më të pasur të planetit, Bernard Arnault po bën një ofertë shumë tërheqëse për të marrë klubin që aktualisht gjendet nën pronësinë eElliot Management- it. Raportohet se ai ka ndërmend të blejë skuadrën AC Milan për 890 milionë paund! Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon me shpejtësi kudo në mediat italiane. Arnault, i cili ka mundur të sigurojë përfitime marramendëse falë markës së luksit Louis Vuitton, sot gëzon një pasuri prej 86 biliardë paundësh. Thuhet se “Elliot Management” nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë. Megjithatë, duket se biznesmeni francez është i vendosur për të shpënë deri në fund objektivin ; atë të zgjerimit të perandorisë së tij. Elliot Management mori përgjegjësinë e klubit mbi supe në vitin 2017. Përsa i përket Arnault-it, një nga figurat kryesore të biznesit botëror zotëron kapitale të shumta falë edhe rrjet..

Read More »

Ka një pasuri prej 85 miliardë dollarësh, kush është Bernard Arnault, blerësi i ri i Milan?!

Prej vitesh kuqezinjtë e Milanit kanë probleme me financat. Probleme që kanë nisur që me fundin e “epokës” Berlusconi dhe janë thelluar edhe më tej me kalimin e pronësisë tek kinezët, të cilët për shkak të penaliteteve nga UEFA, u detyruan të kalojnë administrimin e klubit në duart e aksionerëve të eElliot. Por serish Milani ka hasur vështirësi financiare, duke u zhvendosur shumë nga ekipe si Real Madrid, PSG, City deh United, që dikur jo vetëm i rivalizonte, por i shihte edhe shumë poshtë vetes. Por një lajm i mirë është shpërndarë me shpejtësi në internet për tifozët kuqezi, njeri i dytë më i pasur në botë duket se është i interesuar për blerjen e klubit. Bernard Arnault, i cili ka mundur të sigurojë përfitime marramendëse falë markës së luksit Louis Vuitton, sot gëzon një pasuri prej 86 biliardë paundësh. Thuhet se “Elliot Management” nuk dëshiron ta shesë klubin, nisur nga fakti që edhe më parë janë refuzuar oferta që kapnin shifrën 500-700 milionë. Megjithatë, duket se bizne..

Read More »

Juventus para Atletico Madrid, “tërbohet” Gonzalo Higuain (VIDEO)

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Atletiko Madridin, në “Uanda Metropolitano” në një sfidë që pritet të dhurojë spektakël. Në kampin bardhezi stërvitja vazhdon normalisht dhe e qetë, për një sfidë të vështirë siç është ajo kundër “Los Kolçoneros”. Gonzalo Higuain, është bërë protagonist i një episodi të pa zakontë, në stërvitjen e “Zonjës së Vjetër” ditën e sotme. Teksa dështon të marrë topin nga shokët e skuadrës, argjentinasi nervozohet shumë dhe në nerva e sipër godet me këmbë edhe një nga ndihmësit e Sarrit. Por, nuk përfundon këtu, teksa pasi goditi ndihmësin e trajnerit, Higuain ka goditur me shkelma reklamat që ishin në anësore. Gjithsesi e gjitha ishte në formën e shakasë, pasi më pas stërvitja vazhdoi normalisht. Për ditën e nesërme Sarri ka grumbulluar edhe Pjaniç i cili duket se e ka kaluar dëmtimin, por nuk dihet ende nëse do të aktivizohet. Kjo është lista e plotë e teknikut italian: Shezni, De Ligt, Pjaniç, Khedira, Ronaldo, Ramsei, Dibala, Aleks Sandro, Da..

Read More »