Sport

Tension në Stamboll, Bare përplaset me mbrojtësin e Juventus

Shqipëria luan sonte në Turqi dhe për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit për në “EURO 2020” duhet që të besuarit e trajnerit Edi Reja të marrin një rezultat pozitiv, ku padyshim fitorja është “qershia mbi tortë”. Të mos harrojmë, përballë është Turqia me histori, me emra të mëdhenj e që luan në fushën e vet. Ama, meqë trajneri pati dje ditëlindjen, nuk ka qerasje më të mirë për shqiptarët sesa të dhurojë një surprizë të bukur. Një rezultat pozitiv. Pse jo, edhe një fitore si dhuratë… Nuk mungojnë surprizat në formacionin titullar. Trajneri Reja ka ulur në stol Odise Roshin, ndërkohë që ka preferuar nga minuta e parë Veselin dhe Dermakun. Në minutën e 21 Keidi Bare futet bukur brenda zonës, pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar kërkon 11-metërsh, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari, i cili vazhdon lojën. Një tjetër karton i verdhë për Shqipërinë, ndëshkohet edhe kapiteni Memushaj për një ngacmim në mesfushë! Tension në Stamboll! Bare kapet me mbrojtësin e Juventusit D..

Read More »

Roshi në stol, duelin për vendin e Hysajt e fiton Frederik Veseli (FORMACIONI)

Shqipëria do të përballet me Turqinë mbrëmjen e sotme në Stamboll, teksa trajneri Edi Reja ka vendosur të konfirmojë titullarët që fituan me rezultatin 4-2 ndaj Islandës një muaj më parë. I vetmi ndryshim është ai i detyruar i Elseid Hysajt, që është i dëmtuar për këtë sfidë dhe në vend të kapitenit, tekniku italian ka vendosur të aktivizojë mbrojtësin e Empolit në Serinë B Italiane, Federik Veseli. Ky i fundit ka fituar balotazhin me Odise Roshin, duke qenë se ofron më shumë garanci në prapavijë, ndërsa fieraku mund të përdoret në pjesën e dytë, për të shtuar forcën sulmuese. Shqipëria do të luajë me: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Memushaj, Cikalleshi, Manaj.

Read More »

Ndeshja Shqipëri-Turqi, ja çfarë nuk lejohet të keni me vete në stadium

Shqipëria do të luajë në orën 20:45, një ndeshje shumë të rëndësihme ndaj Turqisë. Ditën e djeshme, tifozëve shqiptarë u është bërë bllokadë dhe për më tepër iu janë marrë shallet, banderolat dhe gjithçka tjetër që kanë nevojë shqiptarët për të krijuar atmosferë dhe mbështetje për kuqezinjtë. FSHF me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se përtej gjithë insistimit dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, një pjesë e materialeve të tifozëve nuk mund të lejohen në stadium, pasi Turqia ka një ligj antisportiv dhe nuk lejon vendosjen e shumë materialeve në stadium. Kështu ditën e sotme, për tifozët kuqezi që do të jenë në stadium, do të ndalohen: megafonët, banerat e ultrasve, banerat me imazhe personaloe apo veshje që nuk kanë lidhje direkte me flamurin kuqezi, siç mund të jenë ato me imazhin “Autochtonus”. Njoftimi i plotë: “Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik dhe të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë në stadium mb..

Read More »

Femrat lejohen në stadium pas 40 vjetësh/ Irani shënon 14 gola (FOTO)

Irani shkatërroi Kaboxhian me rezultatin 14-0 në ndeshjen kualifikuese të kupës së Botës 2022, 40 vjet pasi femrat u lejuan për herë të parë në stadium. Prania e femrave në stadium ishte përfundimi i një beteje që zgjaste prej gati katër dekadash Megjithatë, pavarësisht vendimit historik, nga 80 000 vende në stadium, vetëm 4000 bileta ishin ndarë veç për femrat, prej të cilave ishin shitur 3500. Gjithsesi ato qëndruan të ndara nga meshkujt, nën ruajtjen e policeve po femra./BBC

Read More »

Turqi-Shqipëri, publikohet formacioni i kuqezinjve

Ja ku jemi, Turqia si një udhëkryq që vendos fatin e këtyre eliminatoreve. Është një kundërshtar që në të shkuarën e afërt ofron kujtime të ëmbla dhe të hidhura për Shqipërinë. Që nga ajo miqësore e Antalias, e fituar 2-3, që niste përgatitoret për këtë fushatë dhe karikonte entuziazëm në lidhje me idetë e Panuccit, e deri te humbja 0-2 në “Loro Borici”, që i vinte kapak aventurës zhgënjyese të italianit në stolin e Kombëtares, me koret e tifozëve kuqezi kundër tij. Sot drejton Edy Reja, një tjetër trajner që ka bërë pa dyshim më mirë, dy fitore dhe dy humbje dhe pa deklarata bombastike për lojën sulmuese bëri që për herë të parë të shënonim 4 gola në një ndeshje zyrtare në takimin e fundit. Një sukses që karikon optimizëm, por që merr vlera në llogaritë e kësaj fushate vetëm me një fitore ndaj Turqisë. Mision i vështirësisë maksimale, bëhet fjalë për një skuadër solide, që në 48-mijëvendëshin “Sukru Saracoglu” do të ketë me vete dhe nxehtësinë e tifozëve të zjarrtë vendas, por për S..

Read More »

Vetëm fitorja na mban në garë/ Kombëtarja nuk do jetë kuqezi në Stamboll (Fotot)

Sot në 20:45 Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë kundër Turqisë në “Şükrü Saracoğlu Stadium (Istanbul)”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset të Europianit 2020. Ekipi ynë do të shkojë në këtë takim për të fituar pasi është i vetmi rezultat që do të na mbante në lojë për tu kualifikuar. Gazetari i Top Channel, Endi Tufa na ka dërguar disa foto dhe video nga stadiumi ku pritet që të zhvillohet ndeshja. Në këtë takim, ekipi kombëtar do të zbresë në fushë me bluzën e bardhë ndërsa vendasit me bluzën e kuqe.

Read More »

“Për dhuratë, dua një gol”, Trajneri i Kombëtares, ditëlindje në “tokë turke” (VIDEO)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, festoi të enjten, një ditë para ndeshjes me Turqinë, 74 vjetorin e lindjes. Tekniku kuqezi është surprizuar nga stafi i kombëtares shqiptare dhe presidenti Armand Duka në hotelin ku po qëndron kombëtarja në prag të ndeshjes me Turqinë. Ishte vetë kreu i FSHF-së, që shkoi në ambientet e restorantit të hotelit me një tortë, që mbante sipër dy qirinj të ndezur me numrin 74. Ndërkohë, vetë trajneri Edy Reja, lojtarët dhe pjestarët e tjerë të stafit, kënduan “Happy birthday to you” për trajnerin kuqezi, që feston plot 74 vite të tjetës së tij. Kështu, lojtarët dhe stafi “thyen” dietën përpara ndeshjes, duke shijuar torëtn e ditëlindjes së trajnerit. Ndërkohë, si dhuratë për ditëlindjen, lojtarët paralajmëruan se do të jetë fitorja ndaj Turqisë. Ndërkohë, pasi fiku qirinjtë e tortës, trajneri mbajti një fjalim emocionues përpara lojtarëve duke treguar sekretin e rinisë së tij. “Fizikisht, jam akoma mirë, por e dini cili është sekreti?..

Read More »

“Nëse…jam gati për një karton të kuq”, Memushaj rrëfen sfidën e Shqipërisë me Turqinë (FOTO)

Në konferencën për shtyp të trajnerit në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes ishte i pranishëm dhe Ledian Memushaj, i cili do të mbajë shiritin e kapitenit në këtë përballje. Në prononcimin e tij mesfushori vlonjat u shpreh: “Jam i kënaqur që do të mbaj shiritin. Do të isha më i kënaqur që në vendin tim të ishte o Hysaj ose Mavraj. Do të kishim 2 lojtarë të rëndësishëm. Nesër na pret një ndeshje e vështirë, por e kemi përgatitur sa më mirë. Kemi shanse të bëjmë një ndeshje ashtu siç bëmë ndaj Islandës në Elbasan. Trajneri e ka përgatitur shumë mirë takimin. Do të kërkojmë të bëjmë maksimumin. Na pret një ndeshje e vështirë, por e vështirë do të jetë edhe për ata. Në radhë të parë na duhet rezultati. Dy vjet përpara kemi bërë miqësore të mirë përveç meje. Unë dola me karton të kuq. Nëse fitojmë nesër dhe më duhet të dal me karton të kuq, është mirë, jam gati direkt. Kemi ndryshuar shumë gjëra që nga ndeshja e Shko..

Read More »

Nuk do ta besoni, Strakosha projektohet si zëvendësuesi i një kampioni bote

“Është vetëm 24 vjeç por numëron 130 ndeshje në Serie A”, me këto fjalë e nis përshkrimin “Football London”, për Tomas Strakoshën i cili vijon të ndiqet me interes nga Tottenham Hotspur. Strakosha nuk është një emër i panjohur për mediat britanike pasi dhe gjatë verës u fol për një interesim të “gjelave”. Tottenham po kalon një moment shumë të vështirë si në Premier League ashtu dhe në Champions, humbja 7-2 kundër Bayern Munich ka vënë alarmin. Trajneri Maurico Pochetino është shprehur se ekipi i tij do ti nënshtrohet një revolucioni të madh gjatë merkatos së janarit për të ndryshuar fatet e një sezoni që po shkon drejtë dështimit total. Mes shumë emrave që “Football London” ka përshirë në kuadër të këtij revolucioni është dhe Tomas Strakosha. Dëmtimi i rëndë që pësoi Hugo Loris, i cili ka mbyllur sezonin, detyron Tottenham të futet në merkato për të gjetur një zëvendësues. Ishte parashikuar që “gjelat” t’i ktheheshin pistës Strakosha në verë por dëmtimi i Loris ka bërë që të përshp..

Read More »

Skandali/ Turqia bllokon 1 mijë tifozë shqiptarë, iu heqin flamurin

Ndeshje kualifikuese, mes dy vendeve mike për nga marrëdhëniet shtetërore, duket se ka nisur që të mos jetë e nën atmosferën më të mirë të mundshme referuar mënyrës se si po bëhet organizimi i saj nga vendasit. Nga burime zyrtare në FSHF, “Panorama Sport” ka mësuar se federata turke po nxjerr probleme dhe pengesa referuar tifozëve shqiptarë. Gazeta ka mësuar se fillimisht është zvogëluar pjesa prej 5% të biletave që duhet t’i takojnë palës shqiptare (2500 bileta) të reduktohen në 1500. Së dyti, punonjësit e federatës turke po bllokojnë materialet e lejuara të tifozërisë shqiptare, si shaje, banderola të lejuara dhe materiale të tjera të tifozërisë. “Kam njoftuar delegatin e ndeshjes për gjithçka ka ndodhur. FSHF po punon që me anë të delegatit të ndeshjes të mos ketë asnjë padrejtësi ndaj tifozëve si dhe që të lejohet çdo material që ata duan të fusin për dekor, pasi bëhet fjalë për materiale që lejohen nga UEFA”, ka sqaruar Andi Verçani, drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe zyr..

Read More »

I tregojnë me detaje familjen, kërcënohet lojtari argjentinas

Lojtari i Boka Zhuniors, Ramon Abila nuk po kalon një moment të mirë kohët e fundit, teksa është kërcënuar nëpërmjet një telefonate. Sipas asaj që shkruan “La Nacion”, të premten në mbrëmje sulmuesi argjentinas ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur dhe, ka marrë një kërcënim për të dhe familjen e tij. Në telefonatë futbollistit i kanë thënë se i dinë me detaje, ku rri djali i tij, familja dhe ish-bashkëshortja, teksa e kanë kërcënuar me jetë. Për më shumë ata i treguan me detaje se çfarë ngjyre ishte shtëpia dhe sa nipër dhe mbesa kishte. Kjo e ka shokuar 29-vjeçarin, i cili menjëherë ka bërë denoncim në polici dhe janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Kjo pritet të ndikojë edhe në formën futbollistike të lojtarit, i cili nuk është aspak i qetë.

Read More »

Messi i jep fund misterit: Ja pse doja të ikja nga Barcelona. Largimi i Ronaldos ka…(FOTO)

Në vitin 2017, Lionel Messi ka menduar seriozisht të largohet nga Barcelona. Në intervistën e gjatë dhënë për radion kryesore katalane, 32-vjeçari shpjegoi se problemet me taksat e kishin shtyrë të mendonte largimin nga Spanja. “Kur pata problemet me taksat këtu në Spanjë, sinqerisht e kisha mendjen të ikja. Jo për Barçën, por nga dëshirën për ta lënë Spanjën. U ndjeva shumë i keqtrajtuar dhe nuk doja të qëndroja më këtu. Unë kisha shumë dyer të hapura, por asnjë ofertë zyrtare nuk erdhi, sepse të gjithë e dinin se doja të qëndroja te Barcelona. Ajo situatë shkoi përtej asaj që ndieja për këtë vend, që është edhe shtëpia ime”, tha Messi. Lionel Messi ka punuar me shumë trajnerë te Barça, por ai që i ka lënë më shumë mbresa është trajneri aktual i Manchester City-t. “Trajneri më i mirë? Guardiola. Ai është më i miri nga të gjithë dhe Luis Enrique, shumë afër”. Për një dekadë rivaliteti Messi-Roaldo ishte kryefjala e futbollit në Spanjë. Largimi i CR7 te Juventusi, sipas Messit, e ka..

Read More »

Përse ndeshja kundër Turqisë është një finale?!

Fitorja përballë Islandës ishte jetike për fatin e Shqipërisë në Grupin H, pa atë fitore çdo diskutim tani nuk do të kishte vlerë. Po aq e rëndësishme është shndërruar tashmë transferta përballë Turqisë më 10 tetor. Të gjithë në radhët e ekipet përfaqësues e dinë shumë mirë vlerën e këtij takimi, janë të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje që nuk duhet humbur, për të mos thënë është një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht. Situata ku ndodhet Shqipëria por dhe ajo që ka prodhuar grupi H pas 6-të ndeshjeve e bënë këtë transfertë shumë përcaktuese. Turqia kryeson grupin në kuotën e 15-të pikëve po aq sa dhe Franca, dy ekipe që për momentin kanë diçka më shumë se të gjithë, jo vetëm për sa i përket pikëve. Në vendin e 3-të renditet Islanda me 12-të pikë e ndjekur nga Shqipëria me 3 pikë më pak. Grupi H pritet të marrë formë të plotë pas 2 ndeshjeve të radhës. Turqia pret Shqipërinë më 10 tetor ndërsa 3 ditë më pas udhëton në Francë për tu përballur me Kampionët e Botës. Shqipëria shpre..

Read More »

Schweinsteiger lë futbollin, por vëmendjen e merr gruaja e tij bukuroshe (Foto)

Bastian Schweinsteiger lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale tërheqjen nga futbolli i luajtur. Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Ana Ivanovic (ish-tenistja serbe), shkroi një mesazh romantik në Instagram: “Urime për karrierën e pabesueshme, dashuria ime! Po pres me padurim të zbuloj se cila do të jetë aventura jonë e ardhshme me familjen tonë të vogël. Ndihem krenare për ty, të duam!”

Read More »