Sport

Schweinsteiger lë futbollin, por vëmendjen e merr gruaja e tij bukuroshe (Foto)

Bastian Schweinsteiger lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale tërheqjen nga futbolli i luajtur. Me këtë rast, bashkëshortja e tij, Ana Ivanovic (ish-tenistja serbe), shkroi një mesazh romantik në Instagram: “Urime për karrierën e pabesueshme, dashuria ime! Po pres me padurim të zbuloj se cila do të jetë aventura jonë e ardhshme me familjen tonë të vogël. Ndihem krenare për ty, të duam!”

Read More »

Thyhen tabutë, bukuroshet e Iranit mbushin stadiumet (Fotot)

Irani thyen tabunë dhe lejon femrat të shkojnë në stadium për herë të parë në 4 dekada, por kjo vetëm për ndeshjen që kjo kombëtare do të luajë në 10 tetor ndaj Kamboxhas. Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në botëror nëse nuk ndryshon politikën. FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e femrave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta. FIFA e dha urdhrin e saj ndaj Iranit pas vdekjes së tifozes iraniane e mbiquajtur ‘Vajza Blu’ e cila i vuri flakën vetes nga frika e dënimit me burg pasi hyri në stadium e veshur si burrë për të ndjekur skuadrën e saj të zemrës Estegal. Për gazetaren Sportive Raha Purbakhsh, entuziazmi te femrat iraniane për këtë eveniment është shumë i madh. “Emocionet dhe entuziazmi i femrave iraniane për këtë eveniment është i madh, teksa ato janë duke u përgatitur për të shkuar në stadium duke men..

Read More »

Drejtësinë shqiptare në Turqi e vendos Rumania, arbitri kryesor me profesion doktor

UEFA caktoi zyrtarisht gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën e të premtes mes Turqisë dhe Shqipërisë. Një katërshe nga Rumania do të drejtojë këtë sfidë, me kryesor arbitrin që mban stemën e FIFA-s, Ovidu Alin Hategan. Arbitri 39-vjeçar, do të asistohet nga Octavian Șovre dhe Sebastian Gheorghe, ndërsa Sebastian Coltescu do të jetë arbitër i katërt në këtë sfidë. Po kush është arbitri kryesor? Ovidiu Alin Hategan është i datëlindjes 17 korrik të vitit 1980. Ai është arbitër ndërkombëtar prej vitit 2008, ndërsa profesioni i tij i parë është doktor. Ovidiu Alin Hategan vjen nga një eksperiencë e gjatë si arbitër ndërkombëtar, duke drejtuar ndeshje në të gjitha nivelet. Vetëm disa javë më parë, ai ishte arbitër i takimit të fazës në grupe të UEFA Champions League, mes Barcelonës dhe Dortmund, që u mbyll 0-0. Ndërsa, po në këtë kompeticion për sezonin aktual, 39-vjeçari rumun, gjykoi ndeshjen midis Rosenborg dhe Dinamo Zagreb në fazën e play-offs. Gjithashtu, ai ka gjykuar edhe ..

Read More »

Jurgen Klinsman “turpëron” Panuçin, e detyron të bëjë autogol (VIDEO) 

Në ndeshjen e mbyllur 3-3 mes legjendave të Gjermanisë dhe Italisë ishte i pranishëm edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Cristian Panuçi, ish-mbrojtësi i të kaltërve. Panuçi ishte protagonist në golin e dytë të shënuar nga Gjermania në këtë ndeshje legjendash. Jürgen Klinsmann goditi në drejtim të portës, ndërsa Panuçi e shtyu topin në drejtim të rrjetës në tentativë për ta larguar atë. https://www.gazeta-shqip.com/wp-content/uploads/2019/10/panuccccccc.mp4

Read More »

Të bukura dhe të zonjat/4 vajzat nga Mali i Zi që po djegin një qytet të tërë në… (FOTO)

Katër vajza nga Mali i Zi, secila më e mirë se tjetra në fushën e lojës, por edhe secila më e bukur se tjetra dhe me bukurinë e tyre po ‘e djegin’ edhe qytetin e Istogut! Vërtet ia kanë shtuar shijen klubit të hendbollit Istogu, kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës, njëherësh edhe Superligën e Kosovës e kanë bërë më joshëse edhe për shikuesit! Është lojtarja boshnjake Esma Muratoviq apo biondja simpatike, pastaj shqiptarja Suzana Ujkiq apo zeshkanja atraktive, Tina Hetemi dhe malazezja Natalija Milatoviq, emra të rinj e shumë të respektuar. Katër vajza që janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën sikurse të jenë motra, gjithashtu edhe me lojtare tjera të klubit, të cilat zotohen se do t’ia sjellin titullin e dytë të Kosovës dhe Kupën e tretë të Kosovës këtij qytetit me rrethinë që jeton me hendbollin. Interesant është fakti se këto vajza kanë bërë edhe foto atraktive në stërvitje duke treguar muskujt e tyre, por edhe bukurinë e tyre./Bota sot

Read More »

Elozhe për Kumbullën; Gazzetta Dello Sport: Një mur që bën dëm

Quhet Marash Kumbulla, është vetëm 19 vjeç, por në Itali ka tërhequr një vëmendje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij, aq sa e përditshmja italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’ i ka dedikuar edhe një artikull të tërë teksa e ka përkufizuar atë si ‘një mur që bën dëm’. I lindur në vitin 2000 në Peschiera nga prindër shqiptaë, Kumbulla është në një prej emrave më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm te kjo skuadër që është e dyta në Serinë A me mbrojtjen më të mirë pas Interit. Verona ka pësuar vetëm 5 gola në 7 ndeshje dhe Kumbulla ka spikatur përkrah edhe lojtarëve të tjerë si Rrahmani dhe Gunter. Por ajo që vecon ‘Gazzetta Dello Sport’ në lidhje me mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare është rekordi i vendosur prej tij në futbollin italian. Në fundjavë, Kumbulla shënoi golin e tij të parë në Serinë A në sfidën ndaj Sampdorias duke hyrë në historinë e këtij kampionati duke u bërë futbollisti i parë i lindur në vitin 2000 që gjen golin në ..

Read More »

Reja ndërron mendje, zëvendësuesin e Hysajt e merr nga Finlanda

Dëmtimi i Elseid Hysajt në ndeshjen Torino-Napoli bëri që shkodrani të humbë ndeshjet eliminatore të Kombëtares Shqiptare, duke prishur jo pak planet e trajnerit Edi Reja, që fillimisht vendosi të mos marrë asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar. Megjithatë gjatë ditës së sotme Reja ka ndryshuar mendje, duke thirrur në ekip mbrojtësin Hysen Memolla, që u mungon kuqezinjve prej disa kohësh, për shkak të problemeve që kaloi në kampionatin kroat. Aktualisht Memolla po luan në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa paraprakisht ishte vendosur edhe në listën e rezervave nga trajneri Edi Reja. Futbollisti 27-vjeçar luan në krahun e majtë, por mund të përshtatet edhe në të djathtë, ndërsa tani do të ketë mundësi të bindë trajnerin Reja në seancat stërvitore, për të fituar një vend në formacion.

Read More »

Mërgim Berisha bëhet gjerman, refuzoi Shqipërinë dhe Kosovën

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka refuzuar Shqipërinë dhe Kosovën. 21-vjeçari ka pranuar zyrtarisht ftesën e Gjermanisë U-21 për dy ndeshjet e këtij muaji ndaj Spanjës dhe Bosnjës e Hercegovinës. Por, Berisha ka ende kohë që të ndërroj mendje dhe të mos luajë në skuadrën e parë të Gjermanisë, në mënyrë që t’i lejohet kalimi te Kosova. Aktualisht sulmuesin shqiptar luan te Rheindorf Altach, derisa është në huazim nga Red Bull Salzburgu i Austrisë.

Read More »

Reja beson tek fitorja ndaj Turqisë, nuk zëvendëson Hysajn

Dita e dytë e përgatitjeve për kuqezinjtë ka nisur që paradite, më trajnerin dhe stafin e tij që kanë programuar një fazë me nga dy seanca stërvitore në ditë, deri të enjten kur skuadra do të niset drejt Stambollit me misionin e madh për të siguruar një fitore që mban gjallë shpresat për të shkuar në Europian. Ka qenë një seancë e fokusuar më tepër te aspekti fizik, për të optimizuar gjendjen në prag të një sfide ku do të duhen shumë energji. Lajmi i mirë është se trajneri Reja mund të mbështetet te një grup i plotë, me përjashtim natyrisht të Hysajt që pas dëmtimit që pësoi në Serinë A, do t’i duhet të qëndrojë rreth një muaj jashtë fushës së blertë. Tekniku kuqezi ka vendosur që për momentin të mos thërrasë një zëvendësues, indikacion se i konsideron të mjaftueshme alternativat brenda grupit në repartin e mbrojtjes. Edhe futbollistët që të hënën kishin kryer një program specifik, për shkak të impenjimeve me skuadrat respektive, përkatësisht Gentian Selmani, Kristi Qose, Ylber Ramad..

Read More »

Flet agjenti: Ja kur rikthehet në fushë Hysaj

Elseid Hysaj pësoi një rënie të rrezikshme ditën e diel në sfidën mes Torinos dhe Napolit, që do ta lërë jashtë ndeshjeve eliminatore të Kombëtares Shqiptare, ndërsa për dëmtimin e shkodranit ka folur edhe menaxheri i tij, Mario Giufreddi, në një emision sportiv radiofonik. “Hysaj është mirë, ndonëse ka ende dhimbje në gjoks e brinjë. Ka një frakturë, por është gjë jo shqetësuese për fat të mirë. Pas asaj rënieje, u trembëm të gjithë, po u tregua i shpejtë edhe Ansaldi, që kuptoi situatën dhe e ndihmoi menjëherë. Sa i përket kohës së rikuperimit, mendoj se do të zgjasë rreth 25 ditë. Ai është një futbollist që luan mjaft mirë në të dy krahët dhe për këtë e vlerëson edhe Ancelotti, por në verë nuk u largua dot, pasi nuk arritëm të mbyllim negociatat”, deklaroi Giufreddi. Më pas menaxheri i mbrojtësit foli edhe për sezonin e ardhshëm të merkatos, ku pranoi se pret që të kompletohet transferimi i shqiptarit në një tjetër skuadër, me Romën favorite, pasi verdhekuqtë kanë mbetur të zbulua..

Read More »

Barça shkarkon Valdes, bëri sherr me Kluivert

Victor Valdes nuk është më trajneri i skuadrës së 19-vjeçarve të Barcelonës. Ish-portieri legjendar i blaugranave është shkarkuar nga detyra pas zënkës së ashpër me përgjegjësin teknik të sektorit të të rinjve të Barçës holandezin Patrick Kluivert. Gjithçka ka ndodhur javën e kaluar pas humbjes së thellë që Barça U-19 pësoi me shifrat 0-3 ndaj Interit në shtëpi. Në vend të Victor Valdes është emëruar Franc Artiga që vjen nga skuadra B e të rinjve.

Read More »

Interi “bllokon” Spallettin, Milani kontakton një tjetër ish zikaltër

Deri pasditen e djeshme dukej e sigurt që stoli i Milanit do t’i besohej ish trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, por gjatë orëve të mbrëmjes ngjarjet kanë marrë një kthesë dhe tani favorit ka kaluar një tjetër ish trajner zikaltër, Stefano Pioli. Kjo pasi Spalletti është nën kontratë me Interin deri në verën e vitit 2021 dhe ka kërkuar zgjidhje konsensuale duke marrë vetëm një vit të pagës, gjë që është hedhur poshtë nga drejtuesit e klubit zikaltër, që kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre, duke i kërkuar ish trajnerit që të japë dorëheqjen, nëse do t’i bashkohet Milanit. Aktualisht situata mes palëve është e tensionuar dhe duket se as Spalletti nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë, por Milani nxiton për të emëruar një trajner tjetër dhe ka kontaktuar menjëherë Piolin, i cili pritet që të takohet në Milano sot me Maldinin e Boban, për të diskutuar detajet. Nëse palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë zyrtarizimi i Piolit mund të vijë që në orët e pasdites së sotme, me t..

Read More »

Cristiano Ronaldo “ka vdekur”, Reali tani ka një tjetër me nr 7

Cristiano Ronaldo i takon të kaluarës. Lucas Vasquez është pyetur sërish për largimin e Cristiano Ronaldos, që pasoi me rezultate negative të Los Blancos. Sido që të jetë, CR7 i takon të kaluarës, ka vdekur dhe siç ka thënë Vazquez, Reali tani ka një 7 tjetër, ai është Eden Hazard. “Ajo çka ndryshon është se tani kemi një numër 7 tjetër. Cristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për ne, por jemi të lumtur me skuadrën që kemi tani”, tha Vazquez. “Duam të luftojmë dhe të fitojmë gjithçka”. CR7 e veshi fanellën e Realit për nëntë sezone, ku fitoi mbi 15 trofe, shënoi 450 gola në 438 ndeshje dhe theu rekorde të shumta.

Read More »

De Biazi drejt rikthimit, ja në cilën pankinë do e shohim (FOTO)

Eusebio Di Françesko ishte trajneri i parë që u largua për këtë sezon në Seria A, që pas nisjes së sezonit të ri. Pas humbjes me Veronën, ku protagonist me një gol ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla, Di Françesko vendosi të largohej në mirëkuptim me drejtuesit e Sampdorias, teksa ekipi gjendej në vendin e fundit në renditje. Tashmë tek Sampdoria për kërkojnë profile trajnerësh për të pasuar Di Françeskon, dhe portali i gazetarit Xhanluka Di Marcio raporton se edhe emri i Xhani De Biazit është mes kandidatëve. Në fillim flitej për Stefano Piolin, por ai është pranë Milanit tani. Emrave si Iakini apo Gatuzo, u është shtuar edhe kandidatura e De Biazit, që orët e fundit duket se ka avancuar ndjeshëm. Që pas largimit nga Alaveshi në Spanjë, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ka një ekip, dhe tani mund të jetë rasti që ai të kthehet në Seria A.

Read More »