Çerdhet hapën dyert, por jo edhe shkollat, pasi që greva vazhdon

Nga sot çerdhet do t’i presin sërish fëmijët e moshës parashkollore, pasi Këshilli i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) mbrëmë vendosi të pezullojë grevën nëpër çerdhe.

Nga ana tjetër, greva në arsimin fillor dhe të mesëm vazhdon, pasi Sindikata mbeti në kërkesat për rritje të pagave prej 18.4 për qind.

Pas ofertës së qeverisë për një rritje prej 12 për qind duke filluar nga korriku, 388 nga gjithsej 480 degë të sindikatës kërkuan vazhdimin e grevës.

Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, tha se janë ende të hapur për negociata dhe paralajmëroi se të mërkurën, më 4 maj, do të mbahet një protestë e madhe para Qeverisë. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey