Certifikatë për vaksinim, test PCR do të kërkohet për hyrje dalje në Maqedoninë e Veriut

Një masë shtesë do të merret parasysh nesër për hyrje dhe dalje nga vendi, paralajmëroi sot ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe.

Sipas tij, nëpër pikat kufitare pritet të shqyrtohet masa e re, ashtu që për secilin do të kërkohet një certifikatë vaksinimi, test PCR negativ ose vërtetim se keni kaluar koronavirusin gjatë 45 ditëve të fundit.

Menaxhimi i situatës, siç thekson ai, tregon një nevojë serioze për përgjegjësi nga ana e qytetarëve, veçanërisht sot kur hyjnë në fuqi masat e reja.

“Procesi i vaksinimit po ecën pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin dhe shpresojmë që ky trend i rritjes së interesit të vazhdojë. Unë bëj thirrje për respekt maksimal për masat, mbajtjen e distancës, higjenën e rregullt personale dhe përfshirjen në procesin e imunizimit. Vaksinat mbrojnë nga një rrjedhë e rëndë e sëmundjes, një rezultat fatal dhe pengojnë përhapjen e pakontrolluar të virusit” tha Filipçe.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey