Çështja për emrin e RMV-së prek edhe Europën, Micotakis: Po lëvizim në drejtimin e vërtetë
Kryeministri grek Kiriakos Micotakis, i pyetur për marrëdhëniet me vendin, u përgjigj se në Ballkan, “për fat të keq, ka ende forca që besojnë se do të përfitojnë politikisht nëse The post Çështja për emrin e RMV-së prek edhe Europën, Micotakis: Po lëvizim në drejtimin e vërtetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeministri grek Kiriakos Micotakis, i pyetur për marrëdhëniet me vendin, u përgjigj se në Ballkan, “për fat të keq, ka ende forca që besojnë se do të përfitojnë politikisht nëse zgjojnë shpirtrat e vjetër të nacionalizmit ballkanik”. Ai shtoi se kjo “në masë të madhe ka ndodhur me Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut në periudhën parazgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve”. Tani, siç vlerësoi Micotakis në një intervistë, ne po ecim në drejtimin e duhur dhe përsëri bëri thirrje që të respektohet plotësisht Marrëveshja e Prespës.
“Atë që unë e pres, e jo vetëm unë, për shkak se çështja nuk është dypalëshe, por ka të bëjë edhe me Europë, deri në një masë edhe me NATO, është mesazh shumë i qartë i kreut shtetëror dhe politik se respektimi i Marrëveshjes së Prespës është i tërësishëm dhe se emri i vendit është Maqedonia e Veriut, pa dallim nëse e përdorin jashtë vendit ose në vend. Besoj se po lëvizim në drejtimin e duhur”, tha Kiriakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.
The post Çështja për emrin e RMV-së prek edhe Europën, Micotakis: Po lëvizim në drejtimin e vërtetë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .