Çfarë bëri? Tayna mori gjithë vëmendjen e reperes së famshme

Ajo është padyshim një ndër reperet më të suksesshme shqiptare. Është fjala për Tayna-n, e cila sapo hyri në tregun muzikor mori vëmendjen e të gjithëve.

Gjatë këtyre viteve në skenën muzikore, reperja e njohur ka sjellë duete me artistë të huaj, ndërsa që pritet të sjellë një projekt me shqiptarin e famshëm në Gjermani, Azet.

Së fundmi, ajo ka tërhequr dhe vëmendjen e Nicki Minaj. Reperja me famë botërore ka pëlqyer dhe komentuar në një video, ku shihet Tayna duke interpretuar një këngë të saj.

Sigurisht, kjo nuk i ka shpëtuar Taynës e cila është ka reaguar e lumtur ndaj komentit, video të cilën e ka shpërndarë dhe në profilin e saj në Instagram. Kujtojmë që projekti më i fundit i reperes nga Kosova është bashkëpunimi me Ivorian Doll.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey